Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

E ka kush e ka, Alibeaj ndan humbjen me Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

PD-ja e ndarë më dysh as duket se do ketë ndonjë mundësi bashkimi ku drejtuesit e saj akuzojnë njëri-tjetrin për dërmimin në zgjedhjet lokale. Alibeaj bëri një hap duke dhënë dorëheqjen, por për dështimin edhe ai akuzon Berishën, i cili nga ana e tij vijon të hedhë akuza se ishin të shitur tek Rama. Reagimet mes të “njëjtëve” që tregojnë se asgjë nuk po ndryshon.

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dhënë dorëheqje pas rezultatit zgjedhor, por nuk ka kursyer që këtë faturë ta ndajë edhe me ish-krydemokratin historik Sali Berisha. Në një reagim te tijin, ai i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se Alibeaj ka marrë 220 mijë euro nga Edi Rama për të dëmtuar opozitën. Alibeaj me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se edhe pse Berisha u bojkotua nga demokratët dhe shqiptarët, vijon të hedhë llum dhe baltë. Ndër të tjera ai thotë se dha dorëheqje nga PD për të mirën e demokratëve, ndërsa sipas tij, Berisha duhet të japë dorëheqje që PD të çlirohet dhe marrë frymë. “Pasi u bojkotua masivisht nga demokratët dhe shqiptarët, Sali Berisha vazhdon të hedhë llum dhe baltë si e vetmja mënyrë për t’i mbijetuar katastrofës së vet elektorale. I përjashtuari i madh nga politika, me 103 mijë vota demokratësh kundër tij e me 200 mijë të tjerë që e refuzuan dëshmoi qartë kush i ka shërbyer kujt! Edi Ramës i duhet Sali Berisha dhe soji e sorollopi i tij i korruptuar për të justifikuar korrupsionin ku është zhytur ai dhe qeveria e tij. Unë nuk kam qenë kurrë e nuk jam me parimin e Xenit, për tu paguar për gjithçka. Sali, dorëheqja ime është akt që shkon për të mirën e demokratëve, largimi yt është çlirim dhe frymarrje për ta” shkruan Alibeaj ndër të tjera. Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka folur për rezultatin e opozitës në zgjedhjet e 14 duke thënë se të gjithë demokratët duhet të pranojnë gabimet që kanë bërë te vetja dhe të reflektojnë për t’u bërë alternativë, jo refuzim i shqiptarëve. “Kam pritur që numëruesit të mbaronin punën. Unë kam të njëjtin qëndrim që kisha që në fillim të shtatorit. Kam bërë thirrje për të gjithë ata që janë në PD, pak rëndësi ka që mendojnë ndryshe, që PD duhet të ishte bashkë dhe të kishte ofertë të unifikuar. Kam bërë thirrje që secili prej nesh të mendonte më shumë se interesat e veta personale, kam bërë thirrje që PD të ndryshonte mendësinë, të ndryshonte ofertën, sjelljen. Në këtë moment kam kërkuar të mos përsërisim gabimet e së shkuarës, të reflektojmë, të mos vijojmë po njësoj me të njëjtat justifikime por të kalojmë një proces i cili do kohë por t’i japim kohë demokratëve dhe vetes për të kuptuar se ku gabuan. Nëse do kishim ndryshuar ofertën e PD do i kishim lënë vendin jo llumit, jo mllefit, jo sulmit, jo përçarjes por bashkimit dhe ofertës së PD në 1, situata do ishte ndryshe. Ka ardhur momenti që të reflektojmë e të sillemi ndryshe. Shqipërisë i duhet një opozitë e fortë. Duhet të shohim nga vetja se çfarë bëmë gabim. Të pranojmë që PD s’është as më e madhe, as më e bashkuar, as më e fortë se këtë treguan rezultatet. S’mund të jemi refuzimi i shqiptarëve, por alternativa”, tha Tabaku. Sa i përket dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt, Tabaku tha se ishte e papritur për të. Ajo nuk bëri një koment nëse do të pranojë drejtimin e përkohshëm të PD, por tha që hapat që do të ndërmeren do diskutohen me demokratët. “Jemi ende duke e diskutuar për mënyrën se si do të anashkalohet ky ngërç. Për mua ishte e papritur dorëheqja e Alibeajt. Siguroj që çdo hap që do të ndërmerret do diskutohet me kolegët e demokratët. Nuk është keq të kesh ambicie në politikë, por në këtë rast për mua ambicia kryesore ka qenë dhe është ajo e demokratëve, asnjë personale”, tha Tabaku.

Lexo edhe :  Rama është 10 hapa para të tjerëve/Ja socialistja që u bë sot pjesë e kabinetit qeveritar

Kreshnik Çollaku

Deputeti Kreshnik Çollaku thotë se po puinojnë për ringritjen e PD që sipas tij bëhet forcë qeverisëse përmes 2 kritereve. Çollaku shprehet se njëra ka të bëjë me bashkimin e opozitës ndërsa tjetra me marrëdhëniet e SHBA që s’duhet të jenë të cënuara. Me këtë duket se i jep mesazh Sali Berishës, i cili është i shpallur ‘non grata’. “Është e qartë që ka qenë rënie për të gjithë opozitën. Mendoj se aftësia jonë për të analizuar pse ndodhi është e lidhur me aftësinë apo jo për t’u ringritur. Nëse lexojmë mirë ringrihemi, në rast se i shmangemi, mundësitë për t’u ringritur janë të pakta. Çdo kush duhet të gjejë pozicionin e vet në këtë ringritje. PD ka 2 komponentë jetikë për të kthyer forcë qeverisëse dhe fituese. E para që demokratët të bashkohen, e dyta që marrëdhëniet me SHBA të jenë të pacenuara”, tha Çollaku.

Ferdinand Xhaferraj

Deputeti Ferdinand Xhaferaj thotë se Sali Berisha në krye të PD nuk premton perspektivë për shkak të marrëdhënieve që ka me ndërkombëtarët. Sipas tij, Berisha duhet të jetë vagon, jo në krye të PD. “Në këto zgjedhje opozita mori atë rezultat që panë të gjitha pr shkaqe brenda opozitës por edhe për shkaqe të jashtme. Kur themi për shkaqe të brendshme ishte se nuk gjetëm gjuhën e përbashkët. Por raporti i ODHIR thotë që u përdor presion mbi votuesit, u përdor administrata. Pamë dhunën verbalë që ushtroi zoti Rama në fushatë. Që vishej si për vitin 2030 dhe fliste dhe këndonte si në mesjetë. Nuk mund të flitet në 2023 që unë qyteteve nuk do i jap fonde. Rama me sistemin nuk mori më shumë se 750 mijë vota. Problemi është pse opozita nuk është në gjendje të tërheqë është 6% të shqiptarëve. Zoti Berisha me të shkuarën e tij, me marrëdhëniet që ka me ndërkombëtarët nuk premton perspektivë për më shumë se 500 mijë shqiptarë. E kemi pasur 13 vite drejtues dhe lokomotivë të trenit opozitar”, tha Xhaferraj. Ai nënvizoi se me Berishën në krye kjo punë nuk mund të bëhet por edhe pa Berishën nuk bëhet. “Berisha të jetë vagon. Na duhet një drejtues që është në gjendje të projektojë më shumë se 500 mijë shqiptarë. Deri tani jemi në evidencë. Edhe Basha ka rolin e tij për të luajtur, secili duhet të shohë nga vetja. Edhe grupimi jonë ka marrë ato rezultate që ka marrë. Mund të jemi pjesë e një zgjidhje që shkon përtej nesh. Na duhet lidership i ri. Nuk ka zgjidhje tjetër. Ky është presioni që duhet bërë”, tha ai.

Të fundit

Rritet rreziku i përmbytjeve nga zjarret masive të këtij viti

Ekspertët e pyjeve dhe studiuesit e natyrës thonë se zjarret masive të këtij viti në Shqipëri pritet të rrisin...

Çfarë ndodhi? Përfundon në spital këngëtari i njohur shqiptar

Këngëtari i zhanrit “Rap”, Don Xhon, ka bërë të ditur se i është nënshtruar një ndërhyrjeje mjekësore Ai, përmes një fotografie në “Instastory”, ka shkruar...

Skandali në Greqi/ Shkolla përjashton të miturën me origjinë shqiptare

Në epiqendër të mediave greke orët e fundit ka qenë një ngjarje serioze ndaj një nxënëse 10 vjeçe me origjinë shqiptare që ka ngjallur...

Origjina e virusit: A është kjo e vërteta përfundimtare rreth COVID-19?

Një hulumtim i ri mbi origjinën e COVID-19 ka ofruar prova shtesë në mbështetje të teorisë se virusi u transmetua për herë të parë...

Miratohet logoja e Kuvendit të Kosovës, ja si do të duket

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e fundit, ka miratuar logon e re të Kuvendit. Në njoftim thuhet se sipas Rregullores së Kuvendit, logoja...

Lajme të tjera

Web TV