Milan shfryn “mllefin” dhe shkatërron Sampdorian në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milan mban gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në UEFA Champions League. Kuqezinjtë, pas dështimit ndaj Interit në Champions League dhe pas humbjes në kampionat me Spezian, janë takuar me fitoren.

Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli u argëtua ndaj Sampdorias. Fitorja 5-1 ndaj Sampdoria bën që skuadra të renditet në vendin e pestë me 64 pikë, një pikë më pak se Lazio që nuk e ka thënë ende fjalën e vet për këtë javë.

Në pjesën e parë të takimit të sotëm, Milan shënoi me Leao dhe Giroud me dopietë. Te ekipi i Stankovic, Quagliarella u kthye te goli pas 20 ndeshjesh.

Argëtimi i vendasve nuk u ndal as në pjesën e dytë. Diaz u shpërblye me gol pas një paraqitje të mirë, ndërsa Giroud “tundi rrjetën” për të tretën herë.

Të fundit

“Jemi bërë më pak konkurrues”: Stanley Donwood për krijimin e artit ikonik të Radiohead

Nga Alexis Petridis Në fillim të viteve ’90, Stanley Donwood ishte “pak i humbur pas universitetit”, duke autostopuar nëpër Britani...

Detaje nga aksioni i SPAK, masë e re sigurie për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

Këtë të premte, që në orët e para të mëngjesit, Prokuroria e Posaçme, (SPAK), ka kryer operacion në 3 qytete kryesore në vend, në...

Çfarë e frikëson me të vërtetë Putin pas tre vjet e gjysmë lufte në Ukrainë?

Në Londër dominojnë bindjet se retorika e fuqishme e presidentit rus është më shumë një maskë për frikën reale nga një luftë e hapur...

Alarmi i OBSH: Një sindromë e rrallë neurologjike në Gaza, tre viktima

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për një rritje të ndjeshme të rasteve me sindromën Guillain-Barré në Rripin e Gazës, një sëmundje...

Zjarri përfshin pyllin pranë banesave në Sopot të Bulqizës, rrezikohen shtëpitë

Një vatër zjarri është aktivizuar rreth orës 12:00 në fshatin Sopot, njësia administrative Zerçan, Bashkia Bulqizë. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit,...

Lajme të tjera

Web TV