Napoli nuk lëshon pikë dhe mposht pastër Interin, rihapet gara e “Top 4” për Champions

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Napoli nuk lëshon pikë ndaj Interit në stadiumin “Maradona”, fiton 3-1 edhe pse është shpallur prej disa javësh kampion i Serisë A. Ekipi napolitan, i drejtuar nga Luciano Spalletti, e zhbllokoi takimin në minutën e 66-të me Anguissan, që e dërgoi befasisht topin në rrjetë me një kthesë të shpejtë.

Duket theksuar që dalja me karton të kuq e Gagliardinit në pjesën e parë e kushtëzoi shumë lojën e zikaltërve.

Në të 78-tën Simeone arrin të përmbyllë me gol një kundërsulm të vendasve, por goli anulohet për ndërhyrje të parregullt të Zielinskit.

Në minutën e 82-të Romelu Lukaku zgjat këmbën dhe devijon drejt rrjetës topin e pasuar nga Dimarco.

Kundërpërgjigjja e Napolit ishte e menjëhershme, me Di Lorenzon që realizoi një gol fantastik nga jashtë zonës (85’).

Golin që vulosi fitoren 3-1 të Napolit e realizoi Gaetano në kohën shtesë (90+4’).

Gjithsesi, zikaltrit nuk e rrezikojnë pjesëmarrjen në Champions, duke marrë parasysh se Juventusit, sikurse është njoftuar nga mediet italiane, mund t’i hiqen 12 pikë nga klasifikimi.

Të fundit

Katedralja e Këlnit dhe udhëtimit të saj shekullor që përfundon në vitin 1880

Katedralja e Këlnit (Kölner Dom) është një nga veprat më të mëdha dhe më të famshme të arkitekturës gotike...

Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu...

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për të qëndruar te Barcelona, duke...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Lajme të tjera

Web TV