“Defender 23”/ Peleshi mesazh forcave ushtarake: Shijoni qëndrimin dhe rikthehuni sërish

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ceremoninë e “Defender Europe 23”, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shprehet se synimi i Shqipërisë është të tregojë se është në gjendje të përballojë çdo situatë që mund të krijohet në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes duke përmbushur çdo detyrë dhe angazhim që i takon.

Gjithashtu ai ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë forcat e armatosura që kanë ardhur në Shqipëri që ta shijojnë qëndrimin dhe të rikthehen sërish!

““Defender 2023 Europe” rikonfirmon bashkëpunimin e ngushtë që Shqipëria ka me SHBA në vazhdën e një partneriteti të fortë strategjik në fushën e sigurisë dhe mbrojtës për të cilën ne jemi thellësisht mirënjohës. Forcat e armatosura e Republikës së Shqipërisë janë pjesë e rëndësishme e kësaj strategjie dhe po përfaqësohen denjësisht duke treguar një profesionalizëm të lartë.

Synimi ynë është të tregojmë se jemi në gjendje të përballojmë çdo situatë që mund të krijohet në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes duke përmbushur çdo detyrë dhe angazhim që na takon si vend i NATO-s. Sigurisht që një synim tjetër madhor është të sigurojmë qytetarët tanë se forcat e armatosura të Republikës së Shqipërisë janë gati të përmbushin detyrat e tyre bazë atë të mbrojtjes së kufijve të atdheut.

Një rëndësi madhore ka kjo stërvitje për të përcjellë mesazhin se vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten të palëkundura në orientimin e tyre drejt vlerave euroatlantike. Nuk ka asnjë dyshim që popujt e Ballkanit prej dekadash aspirojnë të bëhen popuj të denjë të Europës së bashkuar.

Kam një mesazh për të gjitha forcat e personelit të armatosura të vendeve mike, partnere dhe aleate të cilët do të qëndrojnë në territorin shqiptar gjatë “Defender 2023”. Ndihuni si në vendin tuaj, shijoni mikpritjen shqiptare dhe rikthehuni sërish në vendin tonë të bekuar”, u shpreh Niko Peleshi.

Të fundit

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Tre paradokse të qeverisë dhe një nga opozita, ironia e Roland Bejkos

Ish-kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko, ka reaguar me tone ironike ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke identifikuar sipas tij...

Lajme të tjera

Web TV