Beleri u kap me presh në duar/ Gazetari plas deklaratën: Në telefonin e tij ka ‘thesare’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha dhe eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço kanë folur rreth çështjes “Beleri”. Fillimisht ka qenë gazetari Hoxha, i cili ka zbuluar detaje në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri.

Në një intervistë televizive , Hoxha u shpreh dje se gjatë arrestimit të Belerit, këtij të fundit i janë kapur 2 celularë dhe se një nga motivet se pse ai është vizituar nga diplomatët grekë në qeli kanë qenë pikërisht telefonat e tij.

Sipas Hoxhës nëse këto pajisje do kontrollohen do kemi një çështje që ka të bëjë me sigurinë kombëtare, ndërsa i cilësoi përmbajtjet e tyre si “thesare”.

Sakaq, ai tregoi atë që do ndodhë me mandatin e Belerit si kryebashkiak i Himarës, duke thënë se ai nuk e ka bërë betimin dhe mund të ndodhë që Këshilli i Ministrave të kërkojë zgjedhje të reja në këtë bashki. “Është kapur me presh në duar.

Fredi Belerit i janë kapur 2 celularë dhe një nga motivet pse diplomatët grekë e kanë kontaktuar në qeli janë telefonat e tij. Nëse telefonat e Belerit hapen do kemi një çështjes që ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Nuk ka të bëjë me Belerin si shtetas por me personazhin sepse përfaqëson interesa anti-shqiptare.

Ky del me simbolin e një çështjeje që kërkon të copëzojë vendin. Beleri ka qenë në vëzhgim dhe janë bërë përpjekje për ta kapur. Në fushatë kanë qenë dhe shërbimet greke në mbështetje të Belerit.

Aty është blerë me 50 mijë lekë vota dhe 300 mijë sekserit. Ka prova që është kapur. Kjo gjë është dokumentuar. Nëse hapen celularët e Belerit aty ka thesare. Sot Beleri nuk e ka marrë mandatin, thjesht ka fituar zgjedhjet.

Një rast i ngjashëm ka qenë në Shkodër ku fitoi kandidati i PS dhe u rrëzua dhe nuk bëri betimin. Nëse Beleri nuk bën betimin, Këshilli i Ministrave ia heq mandatin dhe kërkon zgjedhje të reja në Himarë.

Lexo edhe :  Borë në prill, Korça zbardhet nga flokët e bardha të borës së vonuar (PAMJE)

E njëjta gjë u bë me Lefter Allën një muaj më parë. Ka ndodhur disa herë, por hetimi duhet të shkojë deri në fund. Pala greke është e interesuar që celularët e Belerit të mos hapen”, deklaroi ai.

Hetimi i Belerit

Më tej gazetari Hoxha theksoi se arrestimi i Belerit nuk ka të bëjë me dhunimin e të drejtave të minoritarëve pasi Himara nuk është një zonë e tillë, ndërsa shtoi se ky i fundit hetohej prej kohësh nga autoritetet.

Hoxha zbuloi se njësitë anti-terror kanë qenë pas Belerit për shkak se ai kishte lidhje të forta me njerëz që përfaqësonin interesa anti-shqiptare. “Shqipëria i ka të qarta zonat minoritare, Himara as nuk ka qenë dhe as nuk është, sepse dominohet nga shqiptarët. Aty ka shqiptarë greqisht folës, por nuk është zonë minoritare.

Beleri nuk kandidon për herë të parë për Himarën. Beleri është dënuar për djegien e flamurit shqiptar në vitin 2003. Në vitin 2014 kthehet Beleri dhe kandidon në 2015 dhe 2019, por nuk ia del. Fredi Belerit iu mundësuan kushtet që të kandidonte sërish dhe nuk pati pengesa.

Minoriteti grek në vend ka shumë intelektualë dhe njerëz të zotë, pra si është e mundur që zgjidhet një person i tillë?

Si mund të pranojnë Berisha dhe Meta për kandidimin e Belerit. Berisha dhe Meta nuk e kanë uruar Belerin për fitoren në Himarë, sepse e dinë çfarë ka bërë.

Rama është njoftuar prej kohësh, autoritetet kanë hetuar prej kohësh për kandidimin e Belerit dhe tentativat e tij. Pas Belerit qëndronin interesa që cenojnë interesin territorial të Shqipërisë. Prandaj atë e ka hetuar antiterrori.

Po përgatitej prej kohësh. Ai kishte pas njerëzit më anti-shqiptarë. Ishte problem i sigurisë kombëtare. Qeveria nuk u përpoq për të penguar kandidimin e tij sepse e dinin çfarë po bëhej”, nënvizoi Hoxha.

Të fundit

Presidentja Osmani zhvillon një takim me Erdogan: Turqia partner kyç për paqen

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj turk, Recep Tayyip Erdogan. Në një postim në Facebook, ajo ka...

“Kush do jetë ylli i PS!” Rama përvesh mëngët për mandatin e 4-t, s’komenton Veliajn

Në çelje të fushatës elektorale kryesocialisti Edi Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive për Top Channel duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit të Top...

Ylli i serialit Euphoria, Eric Dane diagnostikohet me sëmundjen e rëndë

Aktori i njohur Eric Dane ka ndarë një lajm tronditës me revistën PEOPLE, duke zbuluar se është diagnostikuar me sëmundjen e rrallë, ALS (skleroza...

Gjatë 48 orëve kreu 7 vjedhje, arrestohet hajduti serial në Tiranë

Tiranë- Një 23-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë. I riu dyshohet se gjatë 48 orëve, kreu 7 vjedhje (3 prej tyre me thyerje). I...

Abuzimet me tenderat e rrugëve, kreu i ARRSH paraqitet në SPAK

Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Gjyli është paraqitur edhe më herët ku eshte pyetur nga prokurorët e posaçëm lidhur...

Lajme të tjera

Web TV