Xhaçka flet pas takimit me Dendias: Çështja ‘Beleri’ nuk është politike por ligjore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka zbardhur takimin e zhvilluar dje me homolgun grek, Nikos Dendias, në Bruksel.

Sa i përket çështjes Beleri, Xhaçka tha se nuk është një çështje politike, por një çështje që i përket gjyqësorit.

Ministrja tha Shqipëria i është përmbajtur rekomandimeve të OSBE/ODIHR në lfutën ndaj fenomenit të shit-blerjes së votës.

Xhaçka: Me kolegun Dendias pata një takim të mirë, I cili ishte një mundësi për të diskutuar nga afër çështjen.

E urova për fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e djeshme dhe I shpreha dëshirën tonë të sinqertë që pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme për çështjen Beleri, të mund të vazhdojmë bashkëpunimin tonë miqësor për të cilin kemi hapur tashmë një faqe të re.

Kolegu Dendias paraqiti qëndrimin e tij dhe unë bëra shumë të qartë qëndrimin tonë se kjo nuk është as çështje politike dhe as çështje e të drejtave të njeriut. Është çështje e respektimit të ligjit për çdo qytetar shqiptar.

Është çështje e luftës kundër fenomenit të blerjes së votës, si një prej rekomandimeve kryesore të OSBE-ODIHR. Ashtu si Shqipëria, edhe Greqia në respekt të ligjit kreu arrestime pikërisht për akuza për blerje vote.

Pra, kemi të bëjmë me një çështje që i përket gjyqësorit dhe ku nuk ka vend për ndikime politike nga brenda e jashtë Shqipërisë. Për pavarësinë e gjyqësorit ne jemi investuar në mënyrë serioze sikundër është investuar edhe Bashkimit Evropian dhe vendet anëtare.

 

Të fundit

Asociacioni, Kurti bën paralajmërimin e fortë nga Berlini

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në eventin e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD – partia në...

Dyfishimi i çmimeve të apartamenteve, ekspertët:Rritje artificiale, “qielli” është limiti

Çmimet e apartamenteve në Tiranë si dhe në zonat bregdetare vijojnë të njohin shtrenjtim. Gjatë muajve të parë të 2024, në zonat periferike të...

Rreziku që sjell tatimi te profesionet e lira

Vitet e fundit tregu i shërbimeve IT në Shqipëri për të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime ndaj të tretëve është zgjeruar për shkak të konkurrueshmërisë...

“Pranvera nuk ndalet”, çfarë po paralajmëron kreu i PL-së Meta?

Kreu  i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi të piktorit Avni Delvina. Në foton e piktorit Delvina thuhet se...

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Lënda e bardhë është përgjegjëse për transmetimin e sinjaleve të ndryshme dhe të vazhdueshme në tru. Ajo shërben për të lehtësuar komunikimin në mbarë...

Lajme të tjera

Web TV