‘Opozita nuk ka punuar për të qenë të bashkuar’/ Analisti: Berisha në dy vite sherr në PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Skënder Minxhozi këtë të martë ka qenë i ftuar në “Tirana Live” ku ka komentuar situatën në të cilën ndodhet kampi opozitar pas zgjedhjeve të 14 majit.

Minxhozi në fjalën e tij ka theksuar se opozita nuk ka punuar për të qenë të bashkuar por është copëtuar më shumë dhe se rezultati i zgjedhjeve të fundit ishte një shifër për tu vajtuar.

“Kjo që po shikojmë është papërgjegjshmëri e madhe, dhe të jesh i papërgjegjshëm është një faj që paguhet.

Sali Berisha marrë të dy betejat dhe Metën nuk kanë marrë 514 mijë vota, ndërsa në vitin 2021 opozita u erdhi më shumë se kurrë më pranë mazhorancës.

Nëse nga 514 mijë votat që i ka marrë në 14 maj dhe i heqim pjesën e ilir metës me mbi 100 e ca mijë vota mbeten rreth 400 mijë vota që është një shifër për tu vajtuar. Kjo është një shifër që nuk të lë për të aspirosh për pushtetin. Nëse Berisha ka hyrë për të qenë për të fituar, drejtimi i tij është i gabuar”, ka thënë ai.

Ndër të tjera analisti është shprehur se është për të ardhur keq sesi në këto dy vite të dy PD-të thjesht kanë bërë sherr mes tyre dhe asgjë për votën.

Sipas tij PD nuk e ngriti zërin te reforma territoriale që i jep më shumë benefite dhe avantazh mazhorancës për të qëndruar në krye të vendit.

“Berisha në dy vite sherr në PD, apo të themi të gjithë opozita nuk kanë bërë asgjë për marrjen votë normale. Në fuqi në ligjin elektoral është një ligj që ndalon koalicionet, por është në interes të opozitës që ta zhbëjnë këtë gjë që Rama bëri në 2021 dhe ndau PD me LSI-në duke fituar zgjedhjet. 

Berisha dhe opozita nuk po bëjnë asgjë në lidhje me ligjin që përjetësoi fitimtarin dhe humbësin de fakto. Berisha pas 2021 dhe prishjen me Bashën ishte i paaftë që të bashkonte PD-në në një listë të vetme kandidaturash, thjesht është retorikë dhe asgjë konkrete.

Futja me 14 kandidatë e Alibeaj dhe prezenca në PD e atyre që nuk e duan Berishën, duhej të punohej për një votë normale jo të shpërndarë.

Angazhimi për votën e lirë i Berishës lidhet me atë që s’ka bërë Basha. PD në këto dy vite është marrë vetëm me veten, jo me gjërat e tjera ku një ndër to është harta e bërjes territoriale.

Kjo reformë e ka ndarë Shqipërinë në një formë që influencon votën, dhe kjo është ajo që e ndan territorin. Berisha bashkë me tjerët shajnë Ramën dhe krimin dhe konkretisht nuk bëjnë asgjë, ruajtja e votës është retorikë.  Kjo është një reformë që ndihmon mazhorancën”, është shrehur Minxhozi.

Të fundit

Një anije me qindra tonë ushqim niset drejt Gazës

Pasi u nis nga Qiproja, një anije e mbushur me 1.200 tonë furnizime ushqimore për Rripin e Gazës i...

Prindërimi pa bërtitur ose ndëshkuar, mësojini fëmijët t’ju dëgjojnë me respekt

Prindërimi modern po largohet gjithnjë e më shumë nga kontrolli i rreptë dhe po shkon drejt lidhjes, duke theksuar respektin dhe komunikimin e hapur....

Vetëm 40 vjeç, ish-sulmuesi afrikan gjendet i vdekur në banesë! Dyshimet e para

Futbolli afrikan është në zi pas ndarjes nga jeta të ish-sulmuesit të njohur, Tendai Ndoro, në moshën 40-vjeçare. Ai u gjet i vdekur në banesën...

Pjesa e makinës që po vidhet më shumë në Britaninë e Madhe

Targat e makinave janë kthyer në objektin më të dëshiruar nga bandat kriminale të organizuara në Britani, duke shënuar një rritje të raportuar të...

Kundërshtoi kolegët për testin e alkoolit, AMP arreston efektivin e ‘Shqiponja’-ve!

Eefektivi i patrullës ‘Shqiponja” të Policisë së Durrësit përfshihet në aksident duke zbardhur dita e sotme në rrugën ‘Egnatia’ teksa u përplas me disa...

Lajme të tjera

Web TV