WhatsApp po punon për të shtuar përditësime të reja në aplikacion dhe sëfundmi ka ardhur me një risi. Tashmë ju mund të ndryshoni përmbajtjen e mesazheve që iu dërgoni miqve tuaj në WhatsApp.
Mirëpo, marrësi i mesazhit do të jetë në dijeni që përmbajtja e mesazhit është redaktuar, por nuk do të shfaqet përmbajtja që ju kishit dërguar më parë.
Meta njoftoi se ky ndryshim do të bëhet i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në javët e ardhshme.