Xhaçka drejt SHBA, do të drejtojë takimin informal për sulmet kibernetike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, është nisur sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku së bashku me Përfaqësuesen e Përhershme të SHBA në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, do të drejtojë takimin informal të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (Arria Formula), si dhe do të mbajë fjalën e saj në emër të Shqipërisë.

Takimi i cili do të mbahet më datë 25 maj, titullohet “Përgjegjësia dhe reagimi i shteteve ndaj sulmeve kibernetike” dhe synon të fokusohet tek rëndësia e trajtimit të sigurisë kibernetike, si një çështje kyçe në përgjegjësinë e Këshillit të Sigurimit për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Në këtë takim do të mbajë fjalën edhe shqiptarja e njohur, Mira Murati, në kapacitetin e Shefes së Teknologjisë së kompanisë OpenAI; Bernardo Mariano, Shefi i OKB-së për Teknologjinë e Informacionit dhe Kemba Eneas Walden, Drejtoresha Kombëtare e Kibernetikës në SHBA.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV