Zbardhet misteri i vdekjes së shqiptares në Spanjë, i dashuri pranon krimin: I hodha acid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse për gati një dekadë, vdekja e të resë shqiptare Sibora Geganit ishte një mister, duket se ngjarja më në fund po fillon të bardhet. Marco Remeo, italiani i arrestuar si autor i ish partneres së tij ka rrëfyer sesi e ka vrarë Sibora Geganin në vitin 2014.

Sipas mediave të huaja, autori kishte refuzuar të dëshmonte në polici, por kur pa foton e saj, pranoi se e kishte vrarë 9 vjet më parë.

Deklaratat i bëri spontanisht, pra foli jozyrtarisht në prani të agjentëve, duke pretenduar se në momentin e ngjarjes kishte murosur trupin e viktimës së tij të parë, duke tentuar të fshinte gjurmët me acid. Megjithatë, gjatë marrjes në pyetje zyrtare dhe në prani të avokatit të tij, vrasësi i dyshuar e tërhoqi këtë version të ngjarjes.

Pas rrëfimit, policia ka kontrolluar banesën e tij, por trupi i të resë shqiptare ende nuk është gjetur. Ai ka pohuar se trupin e ka shpërbërë me acid dhe se e ka murosur.

Romeo u arrestua nga Policia Kombëtare pasditen e së mërkurës së kaluar në Torremolinos të Italisë për plagosjen e një partnereje tjetër të tij së fundmi.

Sibora Gagani u zhduk në Torremolinos 9 vjet më parë, gjatë verës së vitit 2014. Në atë kohë, Gagani ishte 22 vjeç dhe punonte si kamariere në qytetin Costa del Sol.

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV