Nard Ndoka revoltohet me Lulzim Bashën: O skuth i vogël, ç’do tani që kthehesh prapë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i ftuar në A2CNN komentoi rikthimin e ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sipas Ndokës, Basha do të mbahet mend si i vetmi lider opozite që i humbi shpresën rinisë, ndërsa shtoi se i vetmi kontribut që ai ka dhënë, është dëmtimi i partisë që e rriti atë politikisht.

“Lulzim Basha do të mbahet mend si i vetmi lider opozite që i humbi shpresën rinisë. Sjellja e z. Basha si lider i opozitës, duke bërë marrëveshje me mazhorancën dhe kryeministrin, bëri që këtu të humbte edhe shpresa, sepse besimi kishte humbur me kohë.

Lulzim Basha është një e keqe e madhe për politikën, pluralizimin dhe për vendin. Basha është një fenomen i kësaj përçarjeje brenda Partisë Demokratike”.

Megjithatë, keq nuk e ka kur thotë që duhet ndryshuar elita politike…

Elitat politike ndryshohen me votë, as nga fjalimet demagogjike e Lulzim Bashës dhe as nga dëshira e disa individëve ajo që e ndryshon. Për fat të keq, ne kemi një sistem zgjedhor që jo vetëm që nuk i ndryshon elitat, por i çimenton ato.

Si e shikoni ndarjen e opozitës?

Ky është një investim i Edi Ramës për ta mbajtur partinë më të madhe të opozitës të përçarë, është një investim i tij i drejtpërdrejtë. Kjo është edhe agjenda e z. Basha nga një gjumë i gjatë i tij, i del gjumi pas zgjedhjeve, pa dhënë asnjë lloj kontributi. I vetmi kontribut i tij ishte që, si një skuth i vogël, u përpoq që ta dëmtojë akoma më shumë partinë që e rriti atë politikisht.”

Të fundit

Policia aksion në Durrës/ Shoqërohen disa persona, identifikohen dy prej tyre

Policia ka zhvilluar në aksion në zonën e Shkozetit në Durrës., ku se janë shoqëruar disa persona me rrezikshmëri...

Mediu: Askush tjetër nuk e bën bashkë PD dhe opozitën veç Berishës

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ishte i ftuar në ditarin e mbrëmjes në A2 CNN ku foli rreth qëndrimit të opozitës në shtator...

OpenAI nën akuzë të rëndë: ChatGPT “inkurajoi” 16-vjeçarin t’i jepte fund jetës

Kompania amerikane OpenAI, që ka krijuar ChatGPT, është përfshirë në një skandal të rëndë pasi familja e një adoleshenti 16-vjeçar nga Kalifornia ka ngritur padi ndaj...

28 Gusht 1916 – Dy shpallje lufte në Europën e Luftës së Parë Botërore

28 gusht 1916 – Gjermania i shpall luftë Rumanisë – Italia i shpall luftë Gjermanisë.   Lufta e Parë Botërore filloi në vitin 1914 mes dy...

Europa po humbet rëndësinë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar në Takimin e Riminit se Bashkimi Europian po humbet rëndësinë në skenën botërore. “Burokracia nuk ka për të...

Lajme të tjera

Web TV