Prokuroria Durrës kërkon pezullim nga detyra për 9 punonjës të ish-ALUIZNI-t dhe IMT

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpërdoruan detyrën, Prokuroria Durrës kërkon pezullim nga detyra në shërbimin publik dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit për 9 punonjës të ish-ALUIZNI-t dhe IMT

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka regjistruar procedimin penal nr.22 të vitit 2021 ndaj shtetasve M. I., M. K., H.H., A.M., D.Z., M. Sh., J.K., G.K. dhe M.T., të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim” dhe “Moskallëzim i krimit” të parashikuara nga nenet 248 e 25 dhe 300 të K.Penal.

Nga hetimet rezultoi se në vitin 2013, punonjës të ish-Aluizni-t Durrës kanë legalizuar disa pasuri të ndodhura në komunën Xhafzotaj, pjesë të të cilave ndodhen të ndërtuara mbi pasurinë e cila ka një sipërfaqe 2184 m2 dhe kategorizohet në zërin kadastral “Rrugë” me status juridik “shtet”.

Gjithashtu, punonjës të IMT-së Shijak, me mosveprimet e tyre kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal, pasi ata kanë marrë vendime prishjeje të cilat nuk janë ekzekutuar si dhe nuk kanë depozituar kallëzime penale në lidhje me ndërtimet e paligjshme që kanë konstatuar.

Shtetasi A.K. me detyrën e Drejtorit të bordit të ndërmarrjes kanalizmieve, ka konsumuar elementet e veprës penale te “Shpërdorimit të detyrës” pasi me shkresen nr.158/1 prot datë 26.03.2015, i ka kthyer përgjigje Drejtorisë së Aluizit Durrës, ku informonte se objekti i shtetasit F. H., nuk cënon objektet, sistemin kullues që Bordi i Kullimit Durrës –Krujë ka në inventar.

Për sa më sipër, në kuadër të hetimeve të procedimit të sipërpërmendur, nga ana e akuzës është kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Durrës, caktimi i masave të sigurimit ndaj 9 shtetasve nën hetim si më poshtë.

“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ dhe ‘Ndalimi i daljes jashtë shtetit’ të parashikuar përkatësisht nga nenet 242 dhe 233 të Pr.Penale ndaj shtetasit M.I, i akuzuar  për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal.

“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal.

Lexo edhe :  Zgjidhet më e bukura e Bjeshkëve, ka ardhur nga Kanadaja

“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” të parashikuar përkatësisht nga nenet 242 dhe 233 të K.Pr.Penale ndaj shtetasit H. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal.

“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” të parashikuar përkatësisht nga nenet 242 dhe 233 të K.Pr.Penale ndaj shtetasit M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal.

“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe ‘Ndalimi i daljes jashtë shtetit’ të parashikuar përkatësisht nga nenet 242 dhe 233 të K.Pr.Penale ndaj shtetasit Z, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal.

“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit Sh, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 dhe 300 të K.Penal.

“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, të parashikuar përkatësisht nga nenet 242 dhe 233 të K.Pr.Penale ndaj shtetasit K, i padenuar më parë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 dhe 300 të K.Penal.

“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” të parashikuar përkatësisht nga nenet 242 dhe 233 të Pr.Penale ndaj shtetasit G. K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal.

“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” të parashikuar përkatësisht nga nenet 242 dhe 233 të Pr.Penale ndaj shtetases M.T, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 dhe 300 të K.Penal.

 Me vendimin e datës 24.05.2023 Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës vendosi të konfirmojë masën shtrënguese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”  të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, ndaj shteatasve H.H D.Z M.SH dhe G.K. Të revokojë masën “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasve M.K., M.I., J.K. dhe të deklarojë të pa pranueshme kërkesat për shtetaset A.M dhe M.T.

 

Të fundit

Presidenti Bardhi flet pas kualifikimit historik: “Daja ka firmosur kontratë 30-vjeçare”

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, në “ekstazë”. Pas triumfit historik ndaj Hajduk Splitit, numri 1 i klubit dinamovit, foli...

Dramë, lot dhe emocione/ Ilir Daja tregon çelësin e suksesit tek “blutë”

Ilir Daja është padyshim arkitekti ikualifikimit historik të Dinamos, në duelinndaj gjigantëve të Hajduk Split. Nëprononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku kryeqytetas ndër të...

Egnatia largohet me kokën lartë, rrogozhinasit eliminohen në kohën shtesë ndaj Ljubjanës

Egnatia i ka dhënë lamtumirën Europës për këtë edicion, duke u eliminuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Një eliminim me shumë...

HISTORIKE/ Dinamo mposht Hajdukun dhe kualifikohet në raundin final të Conference League

Mbëmje magjike në “Air Albania”! Dinamo e Ilir Dajës arrin të shkruaj historinë në arenën Europiane, duke eliminuar gjigantët e Hajdukut të Splitit, pas...

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të huajt për të mbuluar shpenzimet...

Lajme të tjera

Web TV