Zbulohet VIRUSI i ri! Një burrë infektohet me “kërpudhën vrasëse” dhe ndërron jetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë që ishte infektuar me Candida auris, e ashtuquajtura “kërpudha vrasëse” ka ndërruar jetë në Milano. Burri ishte infektuar ndërsa ishte në Greqi. Ai ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin Sacco për një goditje në tru, raporton ‘Tgcom’.

Analizat laboratorike të cilave iu nënshtrua viktima, ishin pozitive, përfshirë atë të kërpudhave.

Çfarë është candida auris?

“Candida auris është një kërpudhë e izoluar për herë të parë në vitin 2009 në Japoni nga veshi (në latinisht “auris”) e një gruaje dhe më pas u përhap në vende të ndryshme të botës. Në Itali u identifikua rasti i parë i infeksionit invaziv në vitin 2019 e ndjekur nga një shpërthim në rajonet veriore në periudhën dyvjeçare 2020-2021”, shkruhet në faqen Epicentro të Institutit të Lartë të Shëndetësisë (ISS).

Infeksionet e Candida auris zakonisht shoqërohen me djegie, vështirësi në gëlltitje, dhimbje trupi, ethe dhe lodhje. Duhet të theksohet se lëkura dhe pjesët e tjera të trupit mund të kolonizohen edhe në mungesë të shenjave dhe simptomave. Kërpudhat mund të transmetohen nëpërmjet kontaktit me sipërfaqe të kontaminuara dhe/ose pajisje mjekësore ose nëpërmjet kontaktit ndërmjet njerëzve të kolonizuar ose të infektuar.

Të fundit

Rama niset drejt New York, i ftuar në dasmën e Aleks Sorosit

Djali i miliarderit, George Soros, Aleksi i ka dhënë fund beqarisë dhe më 14 qershor do të martohet me...

Zjarr në Qeparo, përfshihet një sipërfaqe pyjore, ndërhyn helikopteri ‘Black Hawk’

Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme një sipërfaqe pyjore në Qeparo, ku sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes është shuar plotësisht. Flakët morën...

Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

Pas nëntë muajsh pritjeje, anëtarët e Parlamentit të Malit të Zi kanë miratuar vendimin për të dërguar pjesëtarë të ushtrisë në Misionin e Bashkimit...

Matura 2025, dalin rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj

Shpallen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj të Maturës 2025. Në linkun e mëposhtëm të publikuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore janë rezultatet: MATURA

Pse shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë sportistë, por vetëm vasalë të dalluar!?

Para disa ditëve Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, bashkë me Ministrin e Sportit, e hapën thesin dhe ndanë dhjetëra mirënjohje për sportistet e dalluar,...

Lajme të tjera

Web TV