‘Notre Dame De Paris’ në Tiranë/ Rama në podcast me Elhaidën: Ka qenë fiksim i përbashkët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot në podcastin e kryeministrit Edi Rama ka qenë e ftuar këngëtarja e mirënjohur Elhaida Dani e cila ka folur për sfidat e hasura në karrierën e saj dhe për spektaklin më të shikuar në Evropë “Notre Dame De Paris” që mbahet për herë të parë në Tiranë ditën e nesërme më 28 maj.

Elhaida Dani do të interpretojë rolin e Esmeraldës në shfaqjen e “Notre-Dame de Paris”, e cila do të mbahet në stadiumin ‘Air Albania’.

Rama zbuloi se këtë organizim e kishin planfikuar prej kohësh ndërsa këngëtarja tha se nuk e besonte se në Shqipëri do të kishte një realizim të tillë dhe këtë lloj pritshmërie nga publiku shqiptar.

“Nuk ma merrte mendja kurrë që do e realizonim dhe se do kishte këtë lloj pritshmërie. Kjo është diçka e re që nuk e kam pritur.

Jam e bindur se mezi do presin të rikthehet sërish në Shqipëri dhe nëse jo, do marrin biletat dhe do ikin në Paris, Londër dhe kudo qoftë vetëm ta shohin”-tha këngëtarja.

Rama i cili e konsideroi këtë shfaqje si një fiksim të përbashkët mes tij dhe këngëtares shkodrane tha se kishte qenë i ftuar nga vetë Elhaida në një prej spektakleve të organizuara në kuadër të Notre Dame De Paris.

“Fiksimi jot po një herë, pa diskutim, por dhe fiksim i imi qysh se me ftesë të Elhaides, unë isha në një prej spektakleve dhe mu duk shumë e padrejtë që atë spektakël mos ta shijonin live mijëra e mijëra shqiptarë këtu në Shqipëri dhe qysh atëherë bëmë një pakt që do të luftojmë për ta sjellë spektaklin në Tiranë dhe ja ku jemi në vigjilje të spektaklit me Elhaida Danin”-tha Rama.

Lexo edhe :  “Më quan mua buf”- Berisha: Rama nuk e kupton, por më ka dhënë epërsi të jashtëzakonshme

Elhaida Dani tha se edhe persona të cilët nuk janë fansa të kësaj rryme muzikore duhet ta ndjekin shfaqjen sepse garanton emocione të papërshkuara më parë.

Të fundit

Meta kërkoi divorcin nga Monika, zhvillohet sot seanca për zgjidhjen e martesës së çiftit

Seanca gjyqësore për zgjidhjen e martesës së Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës zhillohet ditën e sotme Seanca ishte planifikuar...

Rama ironizon Berishën/ “Filloi avazi, po vidhen votat”

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish deklaratat e kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili në një nga daljet e tij publike është shprehur...

VIDEO tronditëse e rrëzimit të helikopterit/ Mesazhi i fundit i pilotit

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi aksidentin e helikopterit në Nju Jork që la të vdekur gjashtë persona. Por ka të dhëna që...

Sa u kushton luksi i automjeteve shqiptarëve?

Pavarësisht detyrimeve të larta që kanë për t’u mbajtur, si në taksa ashtu edhe në shpenzimet e karburantit, shqiptarët kanë një tendencë në rritje...

“Fansja ime numër një”, Sokol Balla poston foton e vajzës që e ndjek nga ekrani

Gazetari i njohur, Sokol Balla ka ndarë me ndjekësit e tij një moment tejet të veçantë. Në rrjetet e tij sociale, gazetari dhe drejtuesi i...

Lajme të tjera

Web TV