Titulli kampion nuk mjafton, Salihamidzic dhe Oliver Kahn shkarkohen nga Bayerni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bayerni i Mynihut u shpall me fotofinish kampion i Bundesligës për herë të 11-të radhazi, megjithatë, ky sukses i papritur në javën e fundit (Dortmundi barazoi 2-2 me Mainzin) u erdhi në ndihmë dy drejtuesve të lartë të ekipit bavarez, Salihamidzic dhe Oliver Kahn, për të ruajtur vendin e punës.

Të dy janë shkarkuar nga detyra dhe sipas njoftimit në faqen zyrtare të klubit, postin e shefit ekzekutiv e merr Jan-Christian Dreesen.

Sipas medieve gjermane në postet drejtuese të Bayernit do të kthehen Karl-Heinz Rummenigge dhe Uli Hoennes.

Khan konsiderohet si arkitekti i sezonit të dështuar të Bayernit (pavarësisht titullit të dhuruar në fund nga Dortmundi), pasi ka qenë ai që ka bërë ndryshimet në stol, duke emëruar Nagelsmannin dhe së fundmi Thomas Tuchelin.

Bilanci i Salihamidzic është i përzier, por edhe ai nuk i ka shpëtuar furtunës.

Kuptohet qartë se vendimi për ndryshimet në kupolën drejtuese ishin marrë para se Dortmundi të bënte gafën e rëndë në ndeshjen e fundit përballë Mainzit.

Të fundit

Komunistët rusë protestojnë për WhatsApp, qytetarët sfidojnë censurën

Në Novosibirsk, Partia Komuniste ka dalë në rrugë jo për ideologji, por për WhatsApp. Qytetarët rusë janë të zemëruar...

Musk padit Apple dhe OpenAI, akuza për bllokim në tregun e inteligjencës artificiale

Kompanitë e Elon Musk, X dhe xAI, kanë ngritur padi kundër Apple dhe OpenAI, duke i akuzuar për pengim të konkurrencës në fushën e...

1896 – Sulmi i revolucionarëve armenë mbi Bankën Otomane

Më 26 gusht 1896, një grup revolucionarësh armenë të lidhur me organizatën Dashnaktsutyun (Federata Revolucionare Armene) ndërmorën një sulm spektakolar ndaj Bankës Otomane në...

Merr fund kriza në Kosovë! Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit me 73 vota

Ka marrë fund kriza institucionale në Kosovë. Pas 57 seancave të dështuara, deputetët kanë votuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke ia besuar...

“Mos qaj për mua, bir”, mesazhi prekës i gazetares që u vra në Gaza

Në Gaza, edhe në moshën 30-vjeçare, njerëzit ndihen të detyruar të shkruajnë testamente, sidomos ata që punojnë në profesione të rrezikshme si gazetaria. Një...

Lajme të tjera

Web TV