Formula 1/ Max Verstappen triumfon në Çmimin e Madh të Monacos, Redbull vijon dominimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Max Verstappen vijon dominimin në Formula 1 me makinën e Red Bull. Holandezi triumfoi edhe në Çmimin e Madh të Montekarlos, Monako. Piloti holandez u nis nga vendi i parë dhe e menaxhoi në mënyrë perfekte garën.

Podiumi u plotësua nga Fernando Alonso dhe Esteban Ocon. Spanjolli i Aston Martin bëri një garë të mirë dhe e mbylli në vendin e dytë. Ndërsa piloti francez i Alpine, regjistroi podiumin e tretë të karrierës së tij.

FxOUTyvX0AI3UBO.jpg

Vetëm vendi i katërt për Lewis Hamilton, ndërsa dy pilotët e Ferrarit dështuan sërish. Charles Leclerc u rendit i gjashtu, teksa Carlos Sainz e mbylli në vendin e tetë garën në Principatë.

Piloti tjetër i Mercedes, britaniku Russell u rendit në vendin e pestë, ndërsa 10 vendet e parë u kompletuan nga Gasly (7), Norris (9) dhe Piastri(10).

FxOqyofXgAMn8rk.jpg

Pas fitores së sotme, Max Verstappen thellon diferencën me 39 pikë përkundrejt ndjekësit më të afërt. Që është shoku i tij i skuadrës, meksikani Sergio Perez. Gara e radhës në Formula 1 do të zhvillohet në datë 4 qershor në Spanjë.

Të fundit

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka transferuar 1 miliard euro ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, duke e çuar në 150 miliardë euro totalin...

Milaim Zeka nuk mban dot lotët: 75 trëndafilat e mi iu bëfshin 75 ferra

Përmes 5 fotove të pushimeve, Milaim Zeka ka qenë pasditen e sotme në një rrëfim të ndjerë e plot emocione përballë Bietës. Një bisedë me...

Rrëfehet Brad Pitt pas divorcit nga Angelina Jolie: Kam bërë…

Brad Pitt ka reflektuar hapur mbi jetën e tij personale dhe gabimet që ka bërë, vetëm pak kohë pas finalizimit të divorcit të gjatë...

Europa në panik? Holanda do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Qeveria holandeze ka dhënë dritën jeshile për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes, ndërsa NATO po i nxit anëtarët e saj ta...

Ukraina ka riatdhesuar 1200 trupa të vrarë në luftën me Rusinë

Ukraina ka bërë të ditur se ka riatdhesuar trupat e 1,200 ushtarëve të saj të rënë në luftën e shkaktuar nga pushtimi në shkallë...

Lajme të tjera

Web TV