Tensionet në Veri, Vuçiç nuk heq dorë: Do të luftojmë për popullin tonë në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka reaguar për tensionet në Veriun e Kosovës dhe ka paralajmëruar qytetarët e Serbisë dhe ka thënë se nuk do të dorëzohet.

Përmes një video mesazhi , Vuçiç ka thënë se këtë javë do të ketë bisedime me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz. Ai ka shtuar gjithashtu se Serbia nuk do t’i dorëzohet presionit dhe dorëzimi nuk ka qenë kurrë në konsideratë dhe do të luftojnë për popullin e tyre në Kosovë

“Java e ardhshme do të jetë e vështirë për Serbinë. Kemi shumë obligime ndërkombëtare, bisedime me liderë evropianë, prej Bratislavës e Çisinaus, bisedimet me Emmanuel Macron-in dhe Olaf Scholz-in e deri në luftën për popullin tonë në Kosovë. Dhe për ata që frikësohen dhe pandehin se ne do të dorëzohemi ndaj presionit, përgjigja ime është se s’ka dorëzim dhe se dorëzimi kurrë as që është në konsideratë” u shpreh Vuçiç.

Kujtojmë që dy ditë më parë, grupe të qytetarëve serbë kundërshtuan hyrjen në zyra të kryetarëve të rinj komunalë në Zveçan, Zubin dhe Leposaviq.

Kryetarët e rinj u ndihmuan nga Policia e Kosovës për t’u vendosur në pozicionet e tyre, por kjo u bë shkak që tensionet të rriten dhe protestuesit patën përleshje me policinë e cila u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Të fundit

Apple dhe Meta ‘i shpëtojnë’ sanksioneve të BE-së për shkelje të rregullave

“Gjigandët amerikanë të teknologjisë Apple dhe Meta nuk do të përballen me sanksione menjëherë për mospërmbushje të detyrimeve sipas...

Studimi/ ChatGPT mund të jetë duke dëmtuar aftësitë e të menduarit kritik

Një studim i ri i udhëhequr nga studiues në MIT zbulon se përdorimi i ChatGPT të OpenAI mund të ndikojë negativisht në aftësitë e...

Bavarezët duan ta shesin, lojtari insiston: Dua të fitoj te Bajerni, nuk largohem

Lamtumirë? As që bëhet fjalë! Kingsli Koman (29) është në fakt në listën e shitjeve të Bajernit të Mynihut. Drejtori sportiv Maks Eberl (51) shpresonte...

Takimi Iran-BE, Teherani zbulon kushtin e vetëm për të negociuar me SHBA-të

Irani do të takohet me SHBA-në për bisedime bërthamore vetëm nëse Izraeli pranon të ndalojë sulmet ndaj vendit, u thanë zyrtarët iranianë homologëve të...

5 vendet më të sigurta evropiane në rast të një konflikti bërthamor

Kërcënimi i luftës bërthamore mund të duket i largët, por frika që ajo shkakton në të gjithë Evropën është shumë reale. Nëse do të shpërthente...

Lajme të tjera

Web TV