Maji mbyllet me të papritura/ Astrologia zbulon ç’do ndodhë dy ditët e fundit të muajit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fundi i muajit Maj sjell disa lajme të papritura dhe shokuese për shenjat.

Në parashikimin e së hënës në “Rudina” në Tv Klan, Meri Shehu thotë se nevojitet një parapërgatitje për përmbysjen e planeve apo projekteve.

Lajmi i mirë është se do të ketë stabilitet në ndjenja dhe çështjet ekonomike, sidomos për shenjat e ujit që do të jenë edhe më emocionale.

Për dy ditët e fundit të muajit Maj, astrologia dha disa këshilla për shenjat:

Dashi duhet të fillojë të merret më shumë me marrëdhëniet familjare dhe ato që i japin ndjesinë e sigurisë.

Demi duhet të përgatitet për ndryshime të rëndësishme dhe të fuqishme në jetën personale.

Binjakët tek puna fillojnë ndiejnë një lloj paqartësie dhe patjetër do ndodhë një ndryshim, por në prapaskenë ndaj këto dy ditë duhet të kenë kujdes lajmin shokues.

Gaforrja është mirë sepse Afërdita i mbulon lajmet e papritura me lidhjen e bukur me Neptunin në Peshk dhe komunikimet e udhëtimet jashtë do i kenë shumë të mira.

Luani është pak në disproporcion me iniciativat e tij, i bën gjërat më në fshehtësi ose personale, pa i reklamuar, do merren me punën dhe ekonominë.

Virgjëresha është në një pozicion fatlum, pavarësisht ndryshimeve të mëdha që vijnë, i kapin për mirë sepse Demi sjell përparime në jetën e tyre. Duke qenë se janë të pavendosura, një Dem ose ndikimet e planetëve në Dem iu japin më shum iniciativë për karakterin e tyre, i bëjnë të vendosin.

Peshorja është në një larmishmëri të madhe sa i përket anës ekonomike dhe punës. Do kenë shpenzime ose një largim nga një qëllim i madh ekonomik që mund të zhvendoset në kohë.

Lexo edhe :  Datat më të rëndësishme të muajit MAJ, cilat shenja të zodiakut përfitojnë më shumë?

Akrepi do hyjë në një ndryshim bashkëpunimesh dhe projektesh të rëndësishme. Këto dy ditë përgatitet një situatë e re bashkëpunimesh në jetën e tyre, sidomos 10-ditëshi i dytë i Akrepëve.

Shigjetari në lidhje me punën e shëndetin duhet të jetë më i vëmendshëm, nuk duhet të harxhojë më shumë energji se sa duhet.

Bricjapi është mirë sepse futet një ndryshim në jetën e tyre dhe del nga zona gri ku mund të jetë futur herë pas here.

Ujori nga një njohje e mirë në punë mund të vendosë për një lidhje personale. Ujorët e 10-ditëshit të dytë do ndodhen para ndryshimeve të mëdha dhe duhet të marrin parasysh të papriturat e këndshme ose jo.

Peshqit janë një nga shenjat romantike që do e shijojë këtë dyditësh të fuqishëm sepse Afërdita iu jep një dhuratë sa i përket jetës erotike.

Të fundit

“Xhiro e fundit”, sot mbyllet fushata/ PS dhe PD mitingje përmbyllëse në mbrëmje

Dy mitingje dhe ca bicikleta në mes. Jo ato të Erion Veliajt dhe bashkisë, por të qindra sportistëve nga...

Shqipëria në ditën e fitores mbi fashizmin

Nga Ben Blushi Në arkivin e familjes tonë shkëlqen një fotografi e gjyshit dhe gjyshes time,Dhimitër dhe Mynever Shuteriqi me armë dhe me uniformë partizane...

BBC shkruan për Shqipërinë!/ E rendit midis 9 destinacioneve evropiane më interesante

Shqipëria është renditur si një  ndër  9 destinacionet evropiane që nuk duhet humbur gjatë verës 2025. Media britanike BBC shkruan se Shqipëria ka qenë...

Reagon Luiz Ejlli pas vendimit të Apelit: Drejtësia foli qartë

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka shpallur të pafajshëm këngëtarin dhe fituesin e Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, duke i...

Fushata online e partive/ Rama më i klikuari, një video e tij mbi 1 mln shikime

Rrjetet sociale janë kthyer në një ndër mjetet kryesore të komunikimit edhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Për drejtorin e 'Acromax', Aldor...

Lajme të tjera

Web TV