Elvisi dhe Meri kanë diskutuar një ditë më parë rreth marrëdhënieve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Gazetari u shpreh se ka dëshirë që të ketë një partnere.
Në këto momente astrologia e ngacmon duke i thënë se nuk mund të gjejë dot partnere nëse rri vetëm me Romeon.
Pjesë nga biseda:
Lisi: Mund të gjej një vajzë të mirë.
Meri: Po duke qëndruar me Romeon nuk gjen gjë.
Lisi: Po nuk e gjej dot këtu partneren, nuk jam nga ato unë.
Meri: Ke parë ndonjërën si partnere këtu ti?
Lisi: Unë e shoh ndryshe. Këtu ka vajza shumë të mira, ka vajza që më pëlqejnë fizikisht, nga karakteri, nga mënyra e të folurit por unë e kam shumë personale këtë pjesë. Nuk dal dot kundra vetes, por janë disa gjëra që unë i dua me kohë.
/O.S