PD u nda për interesat personale/Basha: Largimi i Berishës do sillte një tjetër rezultat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha, i cili përplasi demokratët dhe i përçau ata pasi përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar, sot është munduar të heqë përgjegjësinë nga vetja.

Duke bërë sikur ka harruar marrëveshjen e takimet me Ballën dhe konfliktin që krijoi mes demokratëve, Basha tha se PD ndodhet sot në këtë situatë për faj të Berishës.

Ai deklaroi se lideri historik i demokratëve ndau PD-në për interesa personale dhe e dërgoi të djathtën drejt humbjes së zgjedhjeve në 14 maj.

Sipas tij, nëse Berisha do ishte tërhequr, PD do kishte një tjetër rezultat sot.

“Që të shohim se si mund të bashkohemi, duhet të kuptojmë pse u ndamë. U ndamë për plaçkë, për interesa personale?

Aspak, ne u ndamë për bindje, për vlera. Bindja ime ka qenë dhe mbetet që PD duhet t’i rrijë vlerave që ka shpallur. Aleanca me perëndimin është e patjetërsueshme, pjesë e aleancës me perëndimin është lufta kundër korrupsionit.

Kemi pranuar një standard, kur një nga faktorët më të rëndësishëm të perëndimit, mbajnë një qëndrim ndaj një individi në politikë, edhe ne mbajmë qëndrim ndaj atij individi. Ky ka qenë standardi që kemi vendosur me Vangjush Dakon, me Tom Doshin.

Na erdhi një moment i papëlqyeshëm kur diçka e tillë i ndodhi ndaj liderit historik të partisë sonë. Nuk u nguta unë t’i them ky është standardi, mirupafshim, siç jam i sigurt se do të kishte bërë ai po të kishte qenë anasjelltas pozita.

I kërkova siç i kam kërkuar prej 9 vitesh, me respekt, me atë respektin dhe mirënjohjen që jemi mësuar në familje të trajtojmë të moshuarin që e vejmë në vendin e nderit, të reflektonte për të mirën e familjes së tij politike.

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 11 majit/ Ja si duken fletët e votimit sipas qarqeve

Pata besim se do ta bënte dhe në fund kur kjo nuk u bë, mora një vendim jo për veten time, jo për interesat e mia, por për interesin e demokratëve. Ka qenë një vendim i vështirë, por siç e provoi edhe 14 maji, ishte i drejtë.

Mendoni nëse do ishte tërhequr, do e kishte lënë PD-në të lirë, sot do kishim kryetarin e bashkisë në Durrës, do kishim një rezultat tjetër nga ai i 14 majit, do kishim një shpresë të madhe nga rezultati që do vinte anë e mbanë Shqipërisë, por nuk e kemi se dikush vuri interesat e tij para. Për problemin e tij personal, ai vendosi të na çojë në këtë rrugë ku jemi.

Si mund të ngjitet. S’ka ngjitje mekanike, demokratët duhet të bashkohen rreth vlerave. Edhe sikur të kishte ngjitje mekanike kjo nuk na bën fitues, duhet të bashkohemi rreth vlerave, kushdo që e kupton të vërtetën, një instrument për të ndryshuar Shqipërinë, do bëhet me ne.

Ne duhet të jemi të bindur që çfarë është mirë për Shqipërinë, është edhe për PD”, tha Basha.

Të fundit

Lezha numëron të gjitha votat për kandidatët, ja emrat që futen në Kuvend

Në qarkun e Lezhës, KQZ-ja raporton se janë numëruar totali i të gjitha votave preferenciale (245). PD merr 4 mandate,...

Rrënia e mitit të Ana Bolenës, mbretëresha e Anglisë me origjinë nga “Bolena e Labërisë” 

15 Maj 1536 Nga Leonard Veizi Më 15 Maj të vitit 1536 mbretëresha e Anglisë, Ana Bolena, u gjykua në Londër me akuzën e tradhtisë, kurorëshkeljes...

Ishte në “betejë” në listë të hapur, sa vota mori Lulzim Basha në Tiranë?

Tashmë që janë numëruar më shumë se 2/3-at e votave preferenciale në qarkun e Tiranës është publikuar dhe numri i votave që ka marrë...

Rama nis ditën me falënderime: S’mjaftojnë për privilegjin e gjithë këtij besimi

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga fjalimi i fitores që mbajti pasditen e së mërkurë në Sheshin Skënderbej. Kreu i qeverisë publikoi imazhe krah...

Zbulohet marrëveshja mes Ramës dhe kryeministrit Starmer, firmoset nesër në Tiranë

Kryeministri Anglisë Sir Keir starmer mbërrin mbrëmjen e të mërkurës në Tiranë. Ai do të ketë një takim bilateral të Enjten me kryeministrin Edi Rama...

Lajme të tjera

Web TV