Përkujtohet 1-vjetori i vdekjes së ish-presidentit Bujar Nishani

Ish president, politikan, përfaqësues të komuniteteve fetare e të medias janë bërë bashkë në ceremoninë e organizuar në kujtim të ish kreut të shtetit Bujar Nishani.

Për të ftuarit u paraqitën momentet e aktivitetit politik të nishanit në strukturat e PD e më tej në vendimmarrjen si president.

Momentet e ceremonialit shtetëror të organizuar për të dhe figurave të ndryshme politike u bënë pjesë e kësaj memorie.

Bashkëshortja, Odeta Nishani në fjalën e saj shprehu dhimbjen dhe mungesën e babait të dy fëmijëve.

Bujar Nishani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Në vitin 2012 u zgjodh president i republikës ku qëndroi në detyrë për një mandate.

Po ashtu ai ka qenë ministër i brendshëm dhe i drejtësisë.