Video/ Rama pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministrja Meloni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama u mikprit sot nga Kryeministrja e Republikës së Italisë Giorgia Meloni, në kuadër të vizitës së nivelit të lartë, që po zhvillon në Itali.

Takimi kokë me kokë i Kryeministrit Rama dhe homologes italiane Meloni në Palazzo Chigi, u pasua nga një takim i përbashkët mes dy delegacioneve respektive.

Miqësia tradicionale Shqipëri – Itali dhe vullneti për të thelluar bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve, ku padiskutim ka një potencial të madh për të bërë shumë më tepër akoma, u rikonfirmua njëzëri edhe në këtë takim.

Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve në fushën ekonomike, ishte një tjetër temë e diskutuar gjerësisht në takim, ku Italia si partnere strategjike e Shqipërisë, ka një rol tejet të rëndësishëm në këtë drejtim edhe përmes prezencës gjithnjë në rritje të sipërmarrjeve italiane në vendin tone.

Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e investimit që ofron Shqipëria në shumë sektorë potenciale, si energjia, infrastruktura, bujqësia, e veçanërisht turizmi, i cili këtë vit shënoi një rekord të vërtetë rritjeje, duke u kthyer në një nga fushat më atraktive për investime.

Sa i përket integrimit europian të Shqipërisë, në takim u theksua se Italia do të vijojë të mbështesë fuqishëm procesin, në të gjitha etapat e tij, ashtu si deri më tani./ S.M

Të fundit

Ben Affleck ndahet sërish nga Jennifer Lopez

Lajmet më të fundit nga bota e showbiz-it, janë se aktori Ben Affleck dhe këngëtarja Jennifer Lopez, janë ndarë...

Turistët preferojnë urbanët/ Lëvizin në kryeqytet me mjete publike

“Çdo ditë në qender të Tiranës shohim grupe të shumtë turistësh të huaj, të cilët vizitojnë pika të ndryshme të kryeqytetit.. mirëpo kohët e...

Romeo rrëfen për herë të parë momentin më të bukur që ka përjetuar në “BBV” (Video)

Aktori Romeo Veshaj ka rrëfyer për herë të parë momentin më të bukur që ka kaluar në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Konkurrenti tregoi se...

Zgjedhjet/ Zaloshnja: Nëse votohet sot si parti e parë do dilte PS, e pas saj Rithemelimi

Analisti  Eduart Zaloshnja, i ftuar në News 24 ka sjellë të dhëna mjaft interesante të një sondazhi që ka realizuar në lidhje me zgjedhjet. Sipas...

AMA nis fushatën e Edukimit Mediatik me prindër dhe edukatoret e kopshteve të Tiranës

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka hapur fazën e dytë të fushatës së Edukimit Mediatik. E nisur prej muajsh me një cikël videosh informuese dhe...

Lajme të tjera

Web TV