Si Potter paralajmëroi drejtuesit e Chelsea: “Po e teproni, Enzo nuk vlen 100 milionë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i ri i Chelseat, Todd Boehly nuk është përmbajtur sa i takon investimeve në dy merkatot e fundit. “Blutë e Londrës” në epokën e investitorit amerikan kanë firmosur me më shumë se 13 lojtarë duke kaluar shifrën e më shumë se 500 milionë euro shpenzime.

Si pasojë, klubi po has vështirësi në aspektin financiar për shkak të rregullave të Fair-Playt dhe i duhet të largojë një pjesë të mirë të futbollistëve, edhe për shkak të “fryrjes” së organikës. Todd Boehly e ka kuptuar me vonesë gabimin, edhe pse ish-trajneri Graham Potter është munduar ta këshillojë.

Sipas The Guardian, Potter ia bëri të qartë presidentit se ishte duke nënshkruar me shumë futbollistë dhe se 120 milionë për një si Enzo Fernandez ishin tepër para. Megjithatë, në fund Potter përfundoi i shkarkuar për mungesë të rezultateve ndërsa tashmë problemet duhet t’i zgjidhë Mauricio Pochetino.

Argjentinasi firmosi për dy vite me “Blutë e Londrës” teksa ka marrë përsipër projektin për të rikthyer londinezët sërish në vendet e para të klasifikimit.

Të fundit

Ndryshova mendje për ndalimin e bombës, por kërcënimi i luftës bërthamore po rritet

Edhe pse armët që kam kundërshtuar dikur janë ende tmerruese, dyshoj se mund të çarmatosemi në mënyrë të njëanshme....

“Rrjet” mashtruesish në Tiranë, po kërkohen 108 persona për krime kibernetike

Të paktën dy qytetarë në ditë denoncojnë në Policinë e Tiranës apo pranë Krimit Kibernetik se kanë rënë pre e mashtrimit kompjuterik. Por, ka...

Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, pala shqiptare punon me 6 sportele

Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë. Dhjetëra mjete që vijnë nga Greqia drejt shtetit shqiptar kanë krijuar fluks në këtë...

Zelensky: S’iu japim tokë pushtuesve!

Volodymyr Zelensky ka dhënë një reagim të prerë pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për takimin e tij me Vladimir Putin më 15...

Uells mistik: “Gjuha uellsiane është shtypur në mënyrë agresive”

Nga Claire Biddles “Shpesh merremi me gjëra thelbësore,” thotë këngëtarja Gwretsien Ferch Lisbeth, anëtare e grupit Tristwch y Fenywod. “Ndjesia e të qenit në një...

Lajme të tjera

Web TV