Ujësjellësi Shqipëri-Itali, jepet drita jeshile nga qeveria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria shqiptare ka dhënë dritën jeshile për ndërtimin e një ujësjellësi që do të lidhë Gjirokastrën me Puglian. Ishte Presidenti i rajonit, Michele Emiliano, i cili dha lajmin në një konferencë për shtyp ku foli për investimet në sistemin e ujësjellësave.

“Qeveria shqiptare na ka autorizuar të fillojmë planifikimin e ujësjellësit që do të lidhë Shqipërinë me Italinë. Shqipëria hedh një sasi të konsiderueshme uji në det dhe padyshim ka interes të paguhet për ujin. Ne kemi interes ta marrim atë sepse për ne kjo do të thotë t’i japim një model të ri bujqësisë, të  zhvillojmë turizmin dhe t’u japim një të ardhme të gjithë  qytetarëve të Puglias.”

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, për të ndërtuar ujësjellësin do të duheshin miliardë Euro investime dhe punimet parashikohen të përfundojnë për një periudhë 4-vjeçare.

Qëllimi është që çdo vit të transportohen 150 milionë metër kub ujë në Pulia në një thellësi maksimale nënujore prej 850 metrash.

Italia do të përfitonte nga ky projekt pas krizës së thatësirës që ka prekur rajonin vitet e fundit. Megjithatë, edhe Shqipëria do të përfitonte nga vendet e punës që do të krijohen, të cilat mendohet të jenë rreth 8,000.

Të fundit

Mbretëresha Camilla e dashuruar me Molly-n, prezanton anëtaren më të re të familjes

Pas humbjes së qenit të saj të dashur, Beth, në nëntor 2024, Mbretëresha Camilla ka prezantuar anëtaren më të...

Diaspora u manipulua? KQZ replikë demokratëve: Procesi ka integritet

Akuzat e demokratëve për manipulim të procesit zgjedhor në diasporë, morën një përgjigje nga Ilirjan Celibashi. I pyetur nga A2 CNN mbi pretendimet e PD-së,...

Një SMS foli qartë: PD nuk do rrotacion, por shpikjen e makinerisë së kohës

Pas disfatës turpëruese të 11 majit, deputeti demokrat Eno Bozdo dha një intervistë të drejtpërdrejtë për një televizion. Me lotë në sy, ai kërkoi...

Shuplaka gratis me çdo pije!/ Spanja hap kafeterinë ku rrihesh nëse porosit alkool(VIDEO)

Një bar “i egër” në Benidorm të Spanjës është kritikuar ashpër për lojën “idiote” të pirjes së alkoolit – ku britanikët që pinë alkool...

Nënë e bir diplomojnë në të njëjtën ditë!

Një nënë dhe biri i saj po festojnë diplomën e tyre master nga Universiteti Kristian i Teksasit. Kyle Fields dhe Brandi Fields tani kanë gradën...

Lajme të tjera

Web TV