Panairi ‘Art dhe Zeje’/ Rama: Këtë program do ta zgjerojmë edhe në shkolla të tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nxënësit që kanë talent në mjeshtërinë e të punuarit me dorë kanë marrë pjesë në Panairin Kombëtar të Shkollave ‘Art dhe Zeje 2023’.

I pranishëm ishte dhe kreu i qeverisë Edi Rama, i cili pa nga afër punimet artizanale dhe artistike të nxënësve që u mblodhën nga të gjithë zonat e Shqipërisë në Tiranë.

Në fjalën e tij, kryeministri tha se qëllimi është ta zgjerojnë këtë program edhe në shkollat e tjera.

“Sfida jonë është që program ta zgjerojmë edhe në shkolla të tjera, edhe në pjesëmarrje edhe në gamën e disiplinave dhe ta bëjmë një program që nga një risi të kthehet në traditë dhe në një hapësirë ku të gjithë ju, ata si ju, ata që janë pjesë e këtij procesi të arsimimit dhe edukimit në shkollat tona të mund të kenë kushtet, mësuesit për të zhvilluar talentet e tyre por edhe për t’u njohur me rrugë të tjera të eksplorimit të vetvetes dhe shijes, të traditës tonë dhe po ashtu edhe për t’u njohur me eksperienca krejt të reja që kanë të bëjnë me artinn dhe zejet,m me historinë e përbashkët botërore dhe të përveçme shqiptare.”, tha kryeministri Rama.

Programi Kombëtar “Art, Zeje, Sport” i quajtur ndryshe dhe si Programet Jashtë Orarit Mësimor (JOM) u zbatua gjatë këtij viti shkollor në sistemin arsimor parauniversitar në 200 Shkolla Qendër Komunitare të zgjedhura nga ZVAP-të dhe miratuara nga MAS, duke angazhuar 644 punonjës arsimorë dhe 10,423 nxënës, duke mbështetur këto shkolla me bazë materiale në ndihmë të veprimtarive krijuese.

Ky program ka për qëllim inkurajimin e mësimit të punimeve të artit dhe atyre artizanale përmes veprimtarive praktike, nxitjen e aftësive sipërmarrëse të nxënësve në perspektivën e ruajtjes dhe të promovimit të vlerave të komunitetit ku jetojnë, si dhe të trashëgimisë sonë kulturore në fushat: Pikturë, Vegla Muzikore, Bujqësia dhe Mjedisi, Zeje, Kor, Teatër, Sport-Mirëqenie , Fuqizim Për Vetëmbrojtje, Teknologji.

Lexo edhe :  Ambasada Amerikane njofton për vizat: Kalimi i afatit mund të ndikojë përgjithmonë

Ky program nxit zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve në arsimin bazë dhe në arsimin e mesëm të lartë, krijimtarinë, novacionin dhe marrjen përsipër të nismave, veprimtarive dhe projekteve që zhvillohen në shkolla në bashkëpunim dhe partneritet me prindërit, komunitetin dhe bizneset lokale.

Të fundit

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Lajme të tjera

Web TV