KRIIK: KQZ dhe KAS të vendosë drejtësi për krimet zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara, në një raport të detajuar ka analizuar procesin e shqyrtimit të ankesave për rezultatin zgjedhor, ku konstaton disa problematika. KRIIK sugjeron që dy institucionet kryesore KQZ dhe KAS të evidentojë edhe kryesisht dyshimet për manipulime të procesit në bashki të ndryshme dhe t’i denocojë në prokurori.

Ndërsa kanë kaluar dy javë nga përfundimi i zgjedhjeve një lum ankesash nga subjektet zgjedhore kanë zbarkuar në KQZ dhe KAS. Në disa bashki të vendit ka pretendime dhe akuza për parregullsi dhe tjetërsim të rezultatit zgjedhor, kjo si për kryetarët e bashkive, ashtu edhe për këshillat bashkiakë. Institucioni kryesor në vend, për monitorimin e proceseve zgjedhore, Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), sugjeron se institucionet kyç të ankimimit siç janë KQZ KAS apo Kolegji Zgjedhor, duhet të kryejnë hetime të thella për procesin. “Ky proces tejet i rëndësishëm duhet të synojë dhe përpiqet në çdo rrethanë që të japë e vendosë drejtësi jo vetëm për subjektet zgjedhore rezultati zgjedhor i të cilave mund të jetë prekur, por në rradhë të parë ndaj shtrembërimit potencial të vullnetit të votuesve shqiptarë”-thekson raporti i KRIIK. Sipas saj, legjitimiteti i procesit zgjedhor është vendosur vazhdimisht në dyshim në vend, me përjashtime në pak procese, dyshim i cili ka qenë veçanërisht i dukshëm së paku prej zgjedhjeve të vitit 2017 e në vazhdim kur në mënyrë të përsëritur opozita ka akuzuar për manipulim masiv të vullnetit të qytetarëve. “Në ndjekje të procesit të ankesave dhe apelimeve, KRIIK ka vërejtur me shumë shqetësim rastet që janë bërë edhe gjerësisht publike në Bashkitë Pukë dhe Mallakastër, ku është evidentuar manipulim i rezultateve zgjedhore dhe kalim i votave nga një subjekt zgjedhor tek një tjetër”-thotë raporti. Më tej shton se manipulimi i rezultatit duket të ketë ndodhur në dakordësinë e plotë të komisionerëve zgjedhorë të emëruar nga parti të ndryshme. “I gjithë sistemi i administrimit të zgjedhjeve nga komisionerë të emëruar nga partitë kryesore politike bazohet në parimin e balancimit politik. Ndërtuar kjo në premisën se të qënit administrues të drejtëpërdrejtë të procesit në të gjitha nivelet do të garantojë besimin e palëve në proces e në pranimin e rezultateve, si dhe në premisën e minimizimit të manipulimeve pasi, nga një pikëpamje pragmatike, palët janë drejtpërdrejt të interesuara për rezultatin dhe do të mbrojnë interesat e veta, duke prodhuar kështu një proces të shëndetshëm edhe për ecurinë e demokracisë në vend”-thekson raporti. Përvoja e derisotme ka faktuar e prodhuar të kundërtën e forcimit të demokracisë dhe institucioneve demokratike në vend, pasi legjitimiteti i zgjedhjeve ka ardhur jo si pasojë e pranimit të verdiktit institucional të institucionit të çertifikimit të zgjedhjeve, sikurse është KQZ-ja, por si pasojë e pranimit, me hir apo pahir, të rezultatit prej forcave kryesore politike. “Administrimi i procesit nga komisionerët e emëruar nga partitë politike ka sjellë vazhdimisht pengesa dhe problematika jo të vogla në proces, duke nisur nga emërimi i tyre me vonesë, ndryshimi në momentin e fundit deri edhe në ditën e zgjedhjeve, ndjekja nga ana e komisionerëve të udhëzimeve të partive që i kanë emëruar së pari dhe më pas të administratës zgjedhore sipërore nga pikëpamja hierarkike, duke shpënë shpesh në zvarritje, tejzgjatje apo edhe bllokime të pajustifikueshme të numërimit të votave, e një sërë problematikash të tjera”-thuhet në qëndruimet e KRIIK. Si nevojë për të shkëpur “agresivitetin politik” në administrimin zgjedhor, shihet depolitizimi i saj. Në gjykimin e KRIIK është e domosdoshme që në mënyrë emergjente klasa politike vendimmarrëse të angazhohet urgjentisht për të vendosur në praktikë zbatimin e Marrëveshjes Politike të 5 qershorit 2020 për administrim jo-politik të Zgjedhjeve të ardhshme Parlamentare 2025. Nga shqyrtimi i akesave i kryer nga KQZ dhe KAS në të paktën dy raste janë konstatuar parregullsi dhe manipulime në rezultatin zgjedhor, por për shkak se nuk ka pasur ankesa specifike nga kandidatët për kryetarë, çështja është anashkaluar. “Gjykohet se veprimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në këtë situatë do të duhet të synojnë jo vetëm limitimin në maksimum të efektit të manipulimeve potenciale që mund të kenë ndodhur bazuar në këto indicie, por edhe të ndërmarrjes në mënyrë urgjente të hapave të duhur për të vendosur dhe çuar përpara drejtësisë të personave përgjegjës. Në këtë kuadër, KRIIK gjykon se KAS do të duhet të kishte një reagim ndryshe duke i dhënë peshën e duhur faktit të konstatuar të kryerjes së një vepre penale, si dhe duke u shprehur e vënë në lëvizje edhe në mënyrë formale nëpërmjet vendimmarrjes Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve për referimin e rasteve në Prokurori”-thekson KRIIK.

Të fundit

Banorët e Thethit: “Duam paqe, jo shkatërrim”

Para Kishës simbol të Thethit, u mblodh sot Kuvendi i Burrave, një traditë e lashtë e kësaj zone të...

Real Madrid ka një ëndërr, por kushton 100 mln euro

Real Madridi i ka vënë syrin Alexis Mac Allister për të forcuar mesfushën e tij përpara sezonit 2025-2026. Mesfushori argjentinas, aktualisht te Liverpooli, ka provuar...

Rama mbledh nesër deputetët e Tiranës! Në takim, edhe drejtorët e Bashkive

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë në një mbledhje të dytë pas asaj të zhvilluar 10...

Ndërtimet pa leje, OSHEE: Nuk do lidhim asnjë linjë të re elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se do t’i bashkohet institucioneve në aksionin kundër ndërtimeve pa leje. Në një njoftim për mediat OSHEE, bën...

Shenja “Hollywood” lind mbi kodrat e Kalifornisë si një reklamë që s’u fshi kurrë

13 korrik 1923 Në një mëngjes të mjegullt korriku mbi kodrat e Los Anxhelosit, një shkrim i madh dhe i bardhë nisi të shfaqej mbi...

Lajme të tjera

Web TV