Kurti për The Washington Post: Nuk përulem ndaj kërkesave për largim të njësive speciale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë për prestigjozen britanike ‘The Washington Post’ ka folur rreth situatës së tensionuar ditët e fundit në veri të vendit. Ai shprehet se Perëndimi kërkon që të sigurojë paqe, ndërsa shton se nuk mund të ulet ndaj kërkesave ndërkombëtare për largimin e policisë nga ndërtesat komunale derisa protestuesit të shpërndahen apo arrestohen.

“Kur keni të bëni me të djathtën ekstreme, me ultranacionalistë dhe regjime autoritare shumë të rrezikshme, deklaratat që synojnë të ruajnë paqen thjesht vazhdojnë të inkurajojnë figurat autoritare”, tha Kurti.

Ndër të tjera kreu i qeverisë së Kosovës është shprehur se SHBA-të janë aleat, mik dhe partner i pazëvendësueshëm i Kosovës, por tashmë është koha që të flitet për të vërtetën demokratike ndaj autoritarëve në pushtet.

“Nëse këto turma të dhunshme janë jashtë në Serbi ose në burg (në Kosovë), atëherë ne mund të ulim (numrin e policisë). Jemi përjetësisht mirënjohës e falënderues për rolin e tyre në çlirimin dhe pavarësimin tonë, për sigurinë dhe mbrojtjes”, tha ai, duke sugjeruar se numri i policisë mund të ulet në shifra “njëshifrore”.

Katër ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV