F1/ Max Verstappen triumfon në Çmimin e Madh të Spanjës, Hamilton dhe Russell në podiumm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas Monacos, Max Verstappen fiton edhe në Çmimin e Madh të Spanjës. Holandezi nuk e vendosi për asnjë xhiro në diskutim suksesin duke qenë se e udhëhoqi garën nga fillimi në fund. Rrezikun e vetëm e hasi në startin e garës kur Carlos Sainz provoi ta parakalonte, megjithatë pas kthesës së parë, kampioni i dyfishtë i botës e stabilizoi pozicionin e tij deri në momentin kur kaloi vijën e finishit i pari.

Një garë e mirë edhe për dy makinat Mercedes me Leëis Hamilton që u rendit i dytë dhe George Russell i treti. Ky i fundit ishte autor i një garë shumë pozitive pasi u ngjit 12 pozicione nga starti i garës ndërsa në të njëjtën linjë ishte edhe gara e Sergio Perez që arriti të përmirësohej me 11 pozicione nga starti.

Vendi i pestë ishte maksimumi për Carlos Sainz që e mbylli garën në vendin e pestë ndërsa Charles Leclerc doli pa pikë duke e mbyllur Çmimin e Madh të Spanjës në vendin e 12-të. Në dhjetëshen e parë pati vend për Stroll, Alonso, Ocon, Tsunoda dhe Zhou. Pas kësaj fundjave, Verstappen shkëputet edhe më shumë në krye të kampionatit me 144 pikë ndërsa ndiqet nga Sergio Perez me 105 pikë.

Të fundit

Vritet me thikë 32-vjeçari në Divjakë, shkak sherri për kanalin vaditës

Një 30 vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në një lokal në Divjakë, pasi është...

Siguroni pronën dhe shëndetin, mos shkoni dy ditë në plazh!

Nga Ermal Mulosmani Sipas të dhënave të AMF-së, pagesat që ka bërë SIGAL për klientët e vet, në 6 muajt e parë të vitit, janë...

Shqipëria në kërkim të pilotëve ushtarakë, “KAYO” do të merret me trajnimin

Shqipëria vijon t’i mbajë sytë te ushtria. Vendi synon të shtojë flotën e pilotëve të avionëve luftarakë. Për përgatitjen e tyre është ngarkuar KAYO,...

Situata e përsëritur me zjarret vitet e fundit, eksperti i sigurisë: Kambanë alarmi

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fatjon Softa, duke folur për zjarret në studion e News24 moderuar nga Megi Latifi, u shpreh se ku situata...

Pushtohet Praga, në Çekosllovaki hyjnë 500 mijë trupa të Traktatit të Varshavës

20 gusht 1968 - rrëzohet Pranvera e Pragës apo: socializmit me fytyrë njerëzore Nga Leonard Veizi Në agimin e 20 gushtit 1968, Praga u zgjua nën...

Lajme të tjera

Web TV