Dita nis me diell, pasditja sjell shi!/ Ja sa do shkojnë temperaturat këtë javë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lajda Porjameteorologe pranë Meteoalb tha për “Good Morning Albanians” se edhe këtë javë moti do të vazhdojë të jetë po njësoj. Sipas saj paraditen do të nisin me diell, por nga mesdita do të ketë rreshje shiu.

Porja tha se një situatë e tillë do të vazhdojë deri në fund të qershorit.

“Ende nuk do e ndiejmë shumë të nxehtin. Kjo ditë ka nisur me diell e parashikohet të qëndroje e tillë duke përjashtuar këtu zxonat e juglindjes, Pogradec, Korçë, Ersekë, do rrezikohen në pjesën e dytë të ditës nga reshjet dhe nuk do mungojnë as rrebeshet apo stuhitë e breshrit.

Parashikohet që sot e nesër moti do jetë me diell thuajse në të gjithë territorin. Temperatura do jetë rreth 30 gradë, ndërkohë minimalet janë 10 apo 11 në zonat malore.

Nga e mërkura e deri të shtunën do të kemi sërish paqëndrueshmëri të motit, dita do nisë me diel, por pas mesditës do kemi vranësira dhe rreshje në pjesën më të madhe të territorit. Të enjten dhe të premten rrebeshet do jenë më prezente.

Deri nga mesi i qershorit, ne nuk do kemi një ditë 24 orë me diell, por paraditet do jenë të nxehta e me diell ndërsa mesdita nga ora 2 deri në 6 mund të ketë, nga e mërkura deri të shtunën rrebeshe shiu.

Nga e diela e në vijim do ketë një përmirësim të dukshëm në zonat bregdetare, por në shumë zona të ulëta do ketë rreshje”,-tha për Euronews Albania, Lajda Porja.

Të fundit

Bashkia e Tiranës miraton 1100 kredi të buta për çiftet e reja

Bashkia e Tiranës ka miratuar sot mbi 1,100 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja që nuk...

Cili është programi i ri i Bashkimit Europian për Shqipërinë?

Siguria kibernetike është më e rëndësishme se kurrë dhe bashkëpunimi është çelësi për ndërtimin e sistemeve digjitale të qëndrueshme. BE-ja ka mbështetur autoritetet shqiptare...

Ndalohen dy persona në Kosovë, mashtruan 10 ish-pjesëmarrëse në luftërat në Siri dhe Irak

Policia e Kosovës njoftoi se dy persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe një është liruar në procedurë të rregullt, teksa ata...

“Vdekja le të presë”, filmi që bën bashkë aktorët tanë legjendarë

Pas daljes nga burgu, Robi ribashkohet me grupin “Robi dhe Trinitrina” për t’u nisur me ta në një turne koncertesh në Shqipëri, Kosovë dhe...

Analisti Çupi: Në PD vjedhin njëri-tjetrin, e tregoi 11 maji

Analisti Frrok Çupi thotë se në PD, kandidatët për deputetë kanë vjedhur votat e njëri-tjetrin. Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çupi...

Lajme të tjera

Web TV