Lirimi i Tahirit nga qelia/ Gazetarja zbulon prapaskenat: Bashkëshortja pësonte kriza…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë një emisioni televiziv, gazetarja Klodiana Lala zbuloi të tjera detaje në lidhje e çështjen e lirimit të qelisë së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ajo tregoi se ish-ministri Tahiri iu drejtua disa herë gjykatës duke kërkuar ulje të dënimit ose kalim në arrest shtëpie, kërkesë kjo që i është përmbushur në rastin konkret për shkak të një akt-ekspertize që do bëjë ish-ministrin të vuajë 1 vit, 8 muaj e 15 ditë të dënimit në banesë.

Ajo zbuloi se gjykata liroi Tahirin nga qelia e burgut me arsyetimin se bashkëshortja e ish-ministrit pëson disa kriza akute që nuk e lejojnë të kujdeset për fëmijët e mitur.

“Tahiri u akuzua për trafik narkotikësh dhe lidhje me krimin e organizuar, ndërsa gjykata nuk e dënoi për këto akuza, për të cilat u shpall i pafajshëm dhe u dënua për shpërdorim detyre. U arsyetua që veprimet e tij kishin dëmtuar rëndë interesat e shtetit për shkak të kanabizimit. Tahiri i është drejtuar disa herë gjykatës së Elbasanit duke kërkuar liri me kusht, teksa këtë herë e ka bindur pas një akt-ekspertize. 1 vit 8 muaj e 15 ditë Tahiri do e vuajë si pjesë të dënimit në shtëpi.

Bashkëshortja e Tahirit pëson disa kriza akute që nuk e bëjnë të mundur të kujdeset për fëmijët. Me këtë argument gjykata ka dërguar Tahirin në shtëpi për të vuajtur dënimin. Ai po ashtu mund të dalë nga shtëpia kur të jetë e nevojshme për fëmijët dhe për nevojat. Tahiri ka gjithë mundësit të jetë i lirë dhe mund të dalë çdo ditë praktikisht.

Pyetja ime është nëse është ndjekur i njëjti standard për qytetarë të tjerë të dënuar”, tha Lala.

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV