Oferta juaj për shqiptarët ka qenë balta/ Spiropali-Berishës: S’keni pranuar asnjë humbje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja Elisa Spiropali nuk i ka kursyer kritikat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në fjalën e saj në Kuvend, Spiropali tha se nuk ka pranuar asnjëherë humbjet, duke shtuar se oferta e opozitës për shqiptarët është vetëm balta mbi kundërshtarin.

“Të pranosh humbjen është po aq e rëndësishme. Ju nuk keni pranuar asnjë herë humbje, ju keni vetëm diskursin; ‘lufta nis tani’.

Oferta juaj për shqiptarët ka qenë balta mbi kundërshtarin duke sjellë si alternative 3 personat më të urryer në Shqipëri, Iliri, Saliu dhe Monikën.

Nëse doni ta dini përse keni humbur në Kamëz mjafton të shkoni të shihni se si e latë ju Kamzën dhe se si është tani.

Pas humbjeve që pësoni, vijnë humbje edhe më të thella përmes votimit manual, si në Shkodër, është votë plebishitare kundër jush. Sërish fajin sipas jush e ka çdokush tjetër përveç jush.

Ju do të shpallni revolucionin, keni arritur deri aty sa të mallkoni shqiptarët që nuk ju votuan ju, si në rastin e Tiranës.

Zgjedhjet e 14 majit i kanë dhënë PS-së një barrë shumë më të madhe se ato të 4 viteve më parë.

Humbja juaj sot është më e madhe se 2019 ku nuk morët pjesë farë. Kjo fitore flet shumë për punën dhe ofertën tonë”, tha Spiropali, duke shtuar: “Rrini brenda kufijve të Republikës dhe mos kaloni Morinë sa herë keni hallet tuaja. Nuk i kontrabandoni dot hallet tuaja në kurriz të Kosovës”.

Të fundit

Zbulohet ferma e kanabisit në Itali, në pranga shqiptari dhe një francez

Një laborator i madh për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit është zbuluar në një magazinë të braktisur në zonën...

Australia ndalon Youtube për të mbrojtur fëmijët nën moshën 16 vjeç

Faqja e internetit YouTube do të përfshihet në listën e rrjeteve sociale që do të ndalohen në Australi për fëmijët nën moshën 16-vjeç. Platforma e...

Rama për revistën gjermane: Në familje më kritikojnë më shumë se opozita

Edi Rama ishte basketbollist, artist dhe sot është kreu i qeverisë së Shqipërisë. Një bisedë rreth karrierës së tij të pazakontë, pushtetit dhe gruas...

Tragjedia në Ujman, debate për çështjen e sigurisë në urë

Në urën e liqenit të Ujmanit duhej të vendosej një shenjë që ndalon hedhjen nga ura. Kështu thotë eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti. Çështja e...

Rama për fëmijërinë gjatë komunizmit: Nuk kishim shumë, por…

di Rama ka dhënë një intervistë për Stephan Lebert dhe Stefan Willeke publikuar në median gjermane “Die Zeit” ku është pyetur edhe për fëmijërinë...

Lajme të tjera

Web TV