Familjarët pjesë e procesit “Gërdeci”, Çupi: Njerëzit duan të dinë se kush është fajtori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Frrok Çupi komentoi vendimin e Prokurorisë së Posaçme, pranoi kërkesën e familjarëve të viktimave të Gërdecit që të jenë pjesë e procesit gjyqësor.

Gjatë intervistës në ABC News, Çupi tha se në aspektin human kjo është një ngjarje e rëndësishme. Ai theksoi se tragjedia e Gërdecit ndodhi për shkak të korrupsionit familjar.

Sipas tij, qytetarët presin me padurim të dinë se kush është fajtori i asaj tragjedie, që la pas dhjetëra të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur.

“Realisht nuk ndodh ndonjë gjë e madhe, por në sensin human ndodh një gjë e madhe. Problemi është se si do ta zbardh atë çështje SPAK.

Çështje e Gërdecit është pikë nevralgjike e lirive të njeriut. 2008 dhe 2011 janë vite, që ndonëse kemi menduar se kemi bërë hapa para, por në fakt ishim në një situatë mizore për arsye të korrupsionit familjar.

Janë drejtuar sytë dhe shpresat jo për të dënuar shumë njerëz, por për të dëshmuar se cili është fajtori dhe çfarë është e drejta”, theksoi Çupi.

Të fundit

E vërteta e videos që u bë virale në “Tik Tok”

Mediat sociale, veçanërisht Tik Tok, kanë publikuar masivisht këtë fundjavë pamjet e një ngjarje të pabesueshme ku shihet sesi...

Sulmi ajror izraelit vret gazetarin e Al Jazeera-s në Gaza

Një nga gazetarët më të njohur të rrjetit Al Jazeera, Anas Al Sharif, është vrarë së bashku me katër kolegë të tjerë në një...

Donald Trump kërkon që të pastrehët të largohen urgjentisht nga Washingtoni

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se njerëzit e pastrehë duhet të “largohen urgjentisht” nga Washingtoni, ndërsa u zotua të luftojë krimin në qytet,...

Droni kap ‘mat’ zjarrvënësin/ Rama nxjerr pamjet: Ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme ndërsa thotë se kjo nuk është vetëm një krim, por edhe tradhti ndaj tokës tonë. Kreu...

E rëndë në Tiranë, punëtori i ndërtimit bie nga lartësia dhe humb jetën

Një aksident fatal ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Kinostudios, Tiranë. Rreth orës 09:30, një 66-vjeçar, i identifikuar si Rr. M., dyshohet...

Lajme të tjera

Web TV