1 në 6 persona ka probleme me shëndetin mendor, psikiatrët: Shqipëria trend rritës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

1 në 6 persona në Europë vuan nga probleme të shëndetit mendor. Sipas një raporti të Komisionit Europian, pandemia e Covid-19 e ka rënduar edhe më shumë këtë sëmundje në popullatë. Edhe në Shqipëri, mjekët ngrejnë shqetëismin për rritjen e numrit të personave që kanë shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Valentina Asabella, psikiatre: Edhe vendi jonë, ashtu si e gjithë bota është e përfshirë nga një lloj pandemie e re që quhet probleme të shëndetit mendor, edhe këtu tek ne jemi tek të njëjtat shifra.

Adoleshentët dhe mosha e tretë, janë grupmosha e cila ka shfaqur më shumë probleme të kësaj natyre pas pandemisë.

“Pothuaj është prekur e gjithë popullata. Pjesa më e madhe që ne kemi pasur në periudhën pas pandemisë i përkiste adoleshentëve për shkak të izolimit, kryesisht edhe moshat e vjetra, të cilët u prekën nga Covid kaluan situata shumë të rënda dhe kjo nuk mbeti pa reflektuar edhe në probleme të shëndetit mendor.”

Çrregullimet e ankthit janë më të shprehurat në popullatë.

“Më tepër janë shfaqur çrregullimet e ankthit, njerëzit të alarmuar kanë kërkuar ndihmë dhe për mjekim, edhe ne i kemi drejtuar tek psikologu, shoqëruar edhe me diagnozat që ne kemi, siç janë çrregullimet depresive, psikozat, çrregullimet e sjelljes pas abuzimit me substancat.”

Bashkimi Europian do të fokusohet në tre pika kryesore për ketë sëmundje, për parandalimin e rritjes së numrit të personave me probleme të shëndetit mendor, rritja e cilësisë për trajtimin e pacientëve si dhe integrimin e tyre në shoqëri pas rimëkëmbjes. Para pandemisë problemet e shëndetit mendor preknin rreth 84 milionë njerëz në BE.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV