Basha me “grup të gatshëm”, fiton partinë ende pa garuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbledhja prej tetë orësh e mbajtur në PD-në zyrtare, është zhvilluar mes presionit dhe fyerjeve të deputetëve nga grupe personash që mbështesin Lulzim Bashën.

Pasi fitoi “ideja e tij”, që zgjedhjet për kryetar të mbahen më 29 korrik, pa u zhvilluar analizë në bazë, mbështetësit e Bashës, disa djem të rinj fyen deputetët dhe anëtarët e kryesisë që ishin kundër rikthimit të Bashës. Nënkryetarja Tabaku dhe Sekretari Organizativ Hoxha japin dorëheqjen.

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha duket se nuk pret më gjatë për të rimarrë PD-në zyrtare. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm kryesia e PD-së vendosi që të shkohet në zgjedhje për kryetar të PD-së nmë 29 korrik.

Ky ishte propozimi I “Grupimit Basha” I cili fitoi në fund, por në një mbledhje që I kishte të gjuitha, nga diskutimet e gjata, deri tek kërcënimet për deputetët dhe anëtarët e kryesisë që ishin kundër “idesë” së Bashës.

Përgjatë gjithë mbledhjes, disa persona fyenin dhe kërcënonin duke ndjekur nga pas edhe deputetët dhe kërcënuar që të mos shkonin në “partinë e Berishës”. Një situatë mjaft absurd që në fund pati pasoja jo të vogla kur nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku dhe Sekretari Organizativ Flamur Hoxha dhanë dorëheqjen.

Me vetëm 17 vota fitoi “fryma Basha”, por nën trysninë e grupeve të shumta me të rinj që “lobonin” me kërcënime për liderin Basha. Këtyre kërcënimeve nuk u shpëtuan as gazetarët, ckka solli edhe reagimin ditën e djeshme të shumë personazheve të kësaj force politike. Diskutimet në mbledhjen e Kryesisë për zgjedhjen e kryetarit të ri në Partinë Demokratike janë zhvilluar nën tension.

Pavarësish situatës e cila nuk ka qenë normale, Lulzim Basha e ka vleresuar si pozitive dhe me një frëmë të lartë reflektimi. Gjithmon kur gjërat janë në favor të njerëz palë, ajo palë sheh gjithçka se po shkon shumë mirë. Kështu edhe Basha mbështetjen e tij nga militantët e ka parë si reflektim të thellë në Partinë Demokratike.

Në një reagim në Tëitter, ish-kryetari flet për frymë debati konstruktiv në Kryesinë e PD-së teksa shton se nuk ka gjë më demokratike se mendimet ndryshe në një forum politik.

“Fryma e debatit konstruktiv me të cilën Kryesia e PD-së debatoi për më shumë se 8 orë për gjetjen e rrugës më të mirë në funksion të riorganizimit të PD-së, është shenjë e qartë e një reflektimi të thellë që ka nisur brenda familjes tonë politike. Nuk ka gjë më demokratike se mendimet e ndryshme në një forum politik.

Debatet dhe mendimi ndryshe duhen respektuar nga të gjjthë. Vlerat demokratike që na drejtojnë në këtë rrugëtim të vështirë për ne demokratët nuk mund të cenohen nga asnjë individ”, ka shkruar kandidati i vetëm për marrjen e postit të kryetarit të Partisë Demokratike. Ndërsa për tensionet e ndodhura mbrëmjen e djeshme deri në orët e para të mëngjesit, Basha ka akuzuar Berishën.

“Refuzoj dhe dënoj me forcë çdo përpjekje për tensionim që ushqen kulturën e vjetër politike të baltës dhe shantazhit me të cilën jemi ndarë njëherë e mirë dhe që duhet lënë pas”, është shprehur Basha.

Debate dhe dorëheqje

Mbledhja e Kryesisë që zgjati deri në orët e para të së mërkurës me 17 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenime vendosi që gara për kreun e ri të demokratëve të mbahet më 29 korrik, në kushtet kur edhe Jorida Tabaku refuzoi drejtimin e partisë. Ky vendim solli tensione në mbledhje, pasi deputetët, që njëherazi janë edhe anëtarë të Kryesisë, nuk kanë pranuar që zgjedhjet të mbahen tani afër.

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 11 majit/ Kryeministri Rama prezanton sot programin e PS: Shqipëria 2030

Disa deputetë e braktisën mbledhjen pasi kërkuan që fillimisht të mbahen zgjedhjet në bazë, e më pas të caktohet kryetari i ri. Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Geshtenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi u larguan nga mbledhja pasi nuk u pajtuan më shpejtësinë e zgjedhjes së Kryetarit të ri.

Por në momentin kur kanë dalë nga selia pak pas mesnate, ata janë përballur me militantë agresivë të Lulzim Bashës. Pas tensioneve dhe përplasjeve brenda Partisë Demokratike, gjatë orëve të mëngjesit të së mërkurës kanë dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tyre, dy anëtarë të kryesisë së PD, konkretisht Ori Nebiaj dhe Flamur Hoxha.

“Dorëheqjen si sekretar organizativ rrjedhimisht dorëheqje nga kryesia si antar kryesie nga posti i sekretarit organizativ pasi nuk jam në lartësinë e asaj kryesie”, ka thënë Flamur Hoxha.

Incidenti me deputetët

Mbështetësit e Bashës i kanë prerë rrugën Bardhit, Korreshit dhe Sulës. Kamerat kanë mundur të fokusojnë personazhet që mbështesinin Bashën, të cilët kanë dalë nga një automjet e më pas nisin të shajnë dhe ofendojnë deputetët. “Na keni tortuaruar”, dëgjohet të thotë një prej militantëve që u vërsulet tre deputetëve.

Madje në momentet kur deputetët po largoheshin, ka pasur një moment përplasje që për pak precipitoi në dhunë fizike ndaj deputetëve.

Ndërkohë, kujtojmë se mundësi që Lulzim Basha ta kandidojë sërish për të drejtuar PD-në ka mbetur e hapur edhe pse ai deri më tani nuk ka bërë asgjë zyrtare, por rikthimi i tij në PD, nuk të jep tjetër mesazh se sa ai i drejtimit të kësaj force politike e cila është coptuar e sakatuar nga të gjitha anët, aq sa edhe mbështetësit e Bashës po largohen.

Sulmi ndaj gazetarëve

Pas mbledhjes të Kryesisë së PD, militantët e Lulzim Bashës kanë sulmuar edhe gazetarët e mediave të ndryshme duke i kërcënuar verbalisht dhe duke tentuar t’i sulmojnë fizikisht. Për këtë ka reaguar ‘The Safe Journalist’ duke thënë se veprimi pengon jo vetëm rrjedhën e gazetarisë së lirë, por edhe sigurinë dhe mirëqenien e atyre që shërbejnë në vijën e parë të raportimit të lajmeve.

“Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve”, shkruan Rrjeti SafeJournalists. Blerjana Bino, studiuese e SafeJournalists në Shqipëri, tha: “Sulmi i fundit ndaj gazetarëve në mbledhjen e Partisë Demokratike është një tregues shqetësues i rreziqeve me të cilat përballen gazetarët në Shqipëri, duke nënvizuar pasigurinë e vazhdueshme të lirisë së shtypit.

Ai nënvizon nevojën thelbësore që partitë politike, anëtarët e tyre, mbështetësit dhe publiku i gjerë të respektojnë rolin dhe hapësirën e gazetarëve. Ky është gjithashtu një kujtesë fillestare se si ndjenjat antimediatike nga politikanët dhe përdorimi i gjuhës nxitëse kundër gazetarëve mund të nxisin kërcënime fizike, duke gërryer themelet thelbësore të gazetarisë së pavarur dhe profesionale”.

Rrjeti SafeJournalists, i cili përfaqëson më shumë se 8200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, i kërkon Partisë Demokratike që të distancohet publikisht nga ky incident dhe të dënojë veprimet e mbështetësve të saj. Pritet një deklaratë zyrtare, ku do të pranohet ashpërsia e situatës dhe do të përshkruhen veprimet për të siguruar që një incident i tillë të mos përsëritet.

Rrjeti më tej kërkon që të zbatohen masa gjithëpërfshirëse për të parandaluar incidente të tilla në të ardhmen, duke garantuar sigurinë dhe lirinë e gazetarëve.

 

Të fundit

Merret vendimi: Filmi ‘Adoleshenca’ do të shfaqet falas në shkolla

Miniseriali i Netflix “Adoleshenca”, i cili ka ndezur debat social në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, do të shfaqet...

E shkuara dhe e tashmja bashkohen në këtë vend unik

Mes mozaikëve dhe pamjes mbresëlënëse të liqenit të Ohrit, gjendet Bazilika Paleokristiane e Linit, një nga thesaret më të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore....

“Hiqmu qafe…”/Egli refuzon të flas me Gjestin: Tallni menderen ju me mua!

Gjesti ka vijuar diskutimin me Eglin tek lavanderia. Egli Mu hiq qafe. Gjesti: I thash Kelly hajde ja tregojmë që i bëmë lojë. Kam qejf të të ngacmoj...

Emri/ Kush është prokurorja që u hetua nga SPAK, 1 vit pasi përdori parfum 3700 lekë!

Një parfum më vlerë 3.700 lekë i lënë pa dëshirën e saj në zyrën e një prokuroreje të Elbasanit, është bërë strumbullar i një...

“Jo vetëm te mishi, por dhe te veza e uji”, nutricionistja: Salmonela, virus i fortë

Një sasi prej 7.8 ton mish pule e importuar nga Brazili rezultoi i kontaminuar me salmonelë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë ushqimore. Sasia...

Lajme të tjera

Web TV