Çdo orë 5 shqiptarë ikin nga vendi, shumica nuk kthehen më

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët po ikin gjithmonë e më shumë dhe pjesa më e madhe e tyre synojnë që të integrohen në vende të tjera dhe të mos kthehen më.

Sipas INSTAT 46,460 shqiptarë janë larguar si emigrant gjatë vitit të kaluar. Kjo shifër rezulton të jetë 10.5% më e lartë se ajo e vitit 2021, kur numri i të ikurve ishte rreth 42 mijë.

Por, ajo që bie në sy nga statistikat publike në rastin e popullsisë është fakti se emigrimi në vitin 2022 ka prekur nivelin më të lartë që prej vitit 2014.

Në vitin 2014 bëhej fjalë për 46,525 të larguar, pra rreth 65 emigrantë më shumë se në vitin 2014.

Duke u bazuar në këto të dhëna rezulton se kanë ikur nga Shqipëria për emigrim 1.66% e popullsisë, ose 1 në 60 shqiptarë rezidentë.

Duke iu referuar të dhënave për vitin e kaluar çdo ditë janë larguar përfundimisht nga vendi 127 individë, apo 5.3 shqiptarë çdo 1 orë dhe kjo ndoshta është një shifër e lartë që duhet të merret në konsideratë.

Të fundit

“Djalë ke 2 orë që gënjen”, sherr e fyerje mes Erion Alibej dhe Plarent Dervishaj në gjyq

Seanca e radhës gjyqësore ku ka dëshmuar i penduari i drejtësisë Erjon Alibej, është shoqëruar me tension dhe përplasje...

“Nesër arrin kulmi i vapës”/ Sinoptikania jep paralajmërimin e fortë: Ja çfarë na pret

Nesër pritet të jetë edhe dita më e nxehtë për këtë verë deri më tani, me temperatura që ngjiten deri në 41 gradë C. “Nesër...

Urim i veçantë për ditëlindje/ Rama publikon këngën e krijuar me Inteligjencë Artificiale

Në ditën e 61-vjetorit të lindjes së Kryeministrit Edi Rama, Akademia Politike e Partisë Socialiste ka zgjedhur një mënyrë kreative për ta uruar liderin...

Në një epokë krizash ekonomike dhe reagimesh populiste, na nevojitet – Marksizmi

Për t’u çliruar nga sundimtarët tanë teknofeudalë, duhet të mendojmë si Karl Marksi. Korporatat duan të plaçkisin edhe trurin tonë, por ne mund ta...

Zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës?/ Zbardhen detaje nga takimi në selinë rozë

Edi Rama mbërriti paraditen e kësaj të enjteje, në selinë e PS nga ku ka marrë një tufë me trëndafila të kuq për 61...

Lajme të tjera

Web TV