Dita nis me mot të kthjellët, pasdite priten reshje shiu në të gjithë vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Do të mbetet territori shqiptar nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që orët e paradites të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare por pas-mesditës dhe në vijim; pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu afat-shkurtër në të gjithë vendin.

Në zona të izoluara në Lindje të territorit do të ketë mini-stuhi breshëri. Nën ndikimin e kushteve të motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta vijon i gjithë territori edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes por mesdita ruan vlera konstante të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin ku më të dukshme vranësirat do të jenë në Veri dhe veriperëndim të Kosovës. Parashikohet që; pasditja të sjellë shtim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë Republikën e Kosovës, herë pas here priten stuhi të forta ere dhe breshër.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash mbizotërojnë; kushtet e motit në Republikën e MV në pothuajse gjithë ditën, ku parashikohet që vranësirat të zhvillohen gjatë orëvë të mesditës duke sjelle rrebeshe shiu dhe mini-stuhi breshëri. Më të theksuara në zonat Jugore të MV. Orët e mbrëmjes do të sjellin përmirësim të përkohëshëm të kushteve atmosferike në Republikën e MV.

Evropa

Pothuajse i gjithë kontineti Europian do të paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme amtosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta të jenë dominante. Konkretisht; me diell do të paraqiten Skandinavia, Evropa Qendrore si edhe vëndet Lindore ndërsa si pasojë e aktivizimit të një qëndre ciklonare përkatësisht në pellgun e Mesdheut; Gadishulli Iberik dhe gadishulli i Ballkanit do të vijojnë me vranësira, rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV