Kanosi një vajzë, lirohet nga qelia Mariglen Topuzi, miku i “Lilit të Rrushkës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Është liruar nga qelia Mariglen Topuzi, personazhi që u arrestua nga policia e Pogradecit për akuzën e “Përndjekjes” dhe “Kanosjes” së një vajze në këtë qytet.

Vendimi është marrë dje nga gjyqtarja e Korcës, Genta Shukullari, e cila vendosi të mos pranojë kërkesën e “arrestit në shtëpi” që kishte kërkuar prokurori, duke urdhëruar që Topuzi të hetohet në gjendje të lirë me masën e sigurisë detyrimit për paraqitje.

Sipas informacioneve policore, Mariglen Topuzi është lidhje e ngushtë shoqërore e Meardi Berberit ose siç njihet ndryshe në Pogradec me nofkën “Koro…” dhe Laert Haxhiut nga Lushnja, të arrestuar së fundi në Janinë të Greqisë.

Arrestimi i Topuzit erdhi pas një një kallëzimi që ka bërë në polici një vajzë, e cila ka pretenduar se është përndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe kanosur nga Mariglen Topuzi.

Mariglen Topuzi njihet në Pogradec si person me precedentë penalë dhe anëtar i grupit kriminal në këtë zonë që drejtohet nga Ilir Berberi ose siç njihet ndryshe “Lili i Rrushkës”.

Të fundit

Rodrygo do largohet, por vetëm me një kusht

Edhe pse kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e afatit të merkatos verore, drejtuesit e Real Madrid janë...

Antonio Tajani: Do të bëjmë gjithçka për takimin Zelensky-Putin

"Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të arritur një marrëveshje. Ne mbështesim iniciativat amerikane dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për...

“Xhelati” i Putinit del mashtrues! Plagoste veten për 2,5 mln euro shpërblim

Një nga ushtarakët më të dekoruar të ushtrisë ruse ka rezultuar të jetë pjesë e një mashtrimi të përmasave të mëdha. Hetuesit rusë kanë...

Berisha shkoi në Kosovë sepse ka bërë planin e arratisjes nga Shqipëria”

Avokati Idajet Beqiri, komentoi dosjen “Partizani”, teksa nuk i kurseu kritikat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas avokatit Beqiri, pritet që të zbërthehen edhe dosje të...

Talenti i madh portugez zgjedh paratë e Arabisë Saudite

Rodrigo Mora është një nga lojtarët e rinj shumë premtues, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha. Në sezonin e kaluar,...

Lajme të tjera

Web TV