“Kurtin e fajëson e tërë bota diplomatike”/ Rama: Nuk e sulmoj, por më shkakton keqardhje

Kryeministri Edi Rama, që njoftoi se ka propozuar një draft për Asosacionin e  komunave në veri të Kosovës, u shpreh se është i shqetësuar për faktin se kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, po e fajësojnë ndërkombëtarët.

Kjo situatë më shkakton keqardhje, u shpreh Rama në konferencën për mediat.

“Kurti e fajëson bota e tërë diplomatike dhe mua kjo më shkakton keqardhje. Nuk jam as për ta gjykuar, as për ta”.

Sipas kryeministrit të vendit, aleatët duan të mirën e Kosovës.

“E gjitha bota do të mirën e Kosovës, nuk janë vetëm aleatët europiane dhe amerikane. Janë edhe aleatë të tjerë që janë të shqetësuar. Nuk arrijnë të kuptojnë se çfarë kërkon Kosova më”.