MOS BËNI PLANE- pritet qershor i zymtë/ Nga java tjetër nuk ndalen reshjet e shiut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sinoptikania Lajda Porja ka qenë në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Top Channel, ku ka bërë parashikimin e motit për fundjavën dhe gjithë muajin qershor.

Ajo shprehet se edhe gjatë kësaj fundjave nuk do mungojnë reshjet e shiut në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në 31 gradë celsius.

Përsa i përket parashikimit të motit për muajin qershor, sinoptikania u shpreh se moti nuk do i jetë shumë i favorshëm, ku pjesa më e madhe e ditëve do shoqërohet me reshje shiu çdo pasdite

“Sot dhe nesër do të kemi mot të kthjellët dhe pa reshje, do të ketë reshje të izoluara vetëm në zonat malore dhe pjesa tjetër megjithëse do i kemi vranësirat gjatë pasditeve, nuk pritet të ketë reshje.

Sot presim temperatura deri në 31 gradë maksimalja, ndërkohë pjesa më e madhe e ultësirës perëndimore luhaten nga 27 deri në 30 gradë. Tirana do të shënojë 29-30 gradë sot në mesditë.

Përsa i përket ditës së shtunë me temperatura relativisht të larta deri në 31 gradë. Vija bregdetare dhe zonat e ulëta me mot të kthjellët, me vranësira, por pa reshje ndërsa zona malore me reshje.

Dita e diel do të sjellë një ndryshim tjetër, paraditja me diell dhe temperatura të larta dhe pasditja do të risjellë reshje në pjesën më të madhe të territorit, ku zonat malore do të kenë reshje dhe pjesa tjetër do të ketë momente me reshje të pakta të cilat do jenë kryesisht nga ora 1 e 30 dhe do zgjasin deri në orën 6:30 apo 7 të mbrëmjes, më pas do të kemi përmirësim të motit.

Java që vjen dhe pjesa tjetër e qershorit nuk mund të jetë një muaj shumë i favorshëm duke qenë se reshjet do të jenë prezente pothuajse gjatë gjithë qershorit.

Jo çdo pasdite por herë pas here do jenë në mënyrë sporadike dhe prezente, megjithatë javës tjetër kemi rritje të temperaturave, ku termometri do fillojë të shënojë dhe temperaturat 33 gradë”, u shpreh Lajda Porja.

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV