Përvetësoi 25.000 euro nga biznesmeni shqiptar përmes mashtrimit/ Lihet në burg nigeriani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në përfundim të një hetimi dy vjeçar, Prokuroria Pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkoi masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për shtetasin nigerian S.N., me vendbanim në Dublin për Veprën Penale “Mashtrimi Kompjuterik”.

Në datën 20 tetor 2020 në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pranë seksionit të krimit kompjuterik, shtetasi E.B., banues në Tiranë, i cili prej 10 vitesh administron biznesin e tij në import detergjentësh kryesisht nga Italia, denoncoi mashtrimin e bërë nëpërmjet e-maileve.

Gjatë aktivitetit të tij ndër vite ai komunikonte me palën italiane nëpërmjet e-mailit me qendër në Bolonja, Itali ku dhe bënte transferta për mallin që merrte. Në datën 07.09.2020 i vjen një e-mail ku i kërkohej të dërgonte shumën prej 25.000 euro në llogari të kompanisë po tashmë jo në Itali po në Gjermani.

Kallëzuesi nuk e konstatoi që trasferta e eurove nga Italia duhet të dërgoheshin në Gjermani duke kryer pagesën dhe vetëm kur pala italiane kërkoi pagesën kuptoi mashtrimin.

Në vazhdim të hetimeve paraprake iu dërguan letër porosi për ndihmë gjyqësore autoriteteve gjyqësore në Republikën e Gjermanisë dhe Republikën e Turqisë për të identifikuar IP-në me të dhënat përkatëse.

Me mbërritjen e letërporosive u identifikua se autori i mashtrimit dhe përfituesi i 25.000 eurove ishte shtetasi nigerian S. N., lindur në Warri, Nigeri dhe banues në Dublin, Irlandë.

Hetimet provuan se ky shtetas ka kryer aktivitetin kriminal të “Mashtrimi kompjuterik” parashikuar nga nenet 143/b/3 i K.Penal duke i përvetësuar viktimës, shtetasit E. B. shumën prej 25.000 eurosh.

Për këto arsye, bazuar dhe në nenet 287/1 e 315 të Kodit të Proçedurës Penale u kërkua në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë masa e sigurisë ‘Arrest në burg’ ne mungese, kerkese e cila u miratua nga Gjykata.

Lexo edhe :  Policia zbulon 500 rrënjë kanabis në Gjilan, gjenden dhe armë

 

 

 

Të fundit

Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale

Pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Ekonomisë ka miratuar rregullat e reja për rekrutimin...

Yje dhe gjeopolitikë, Putin “zbret” në festivalin e Venecias

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Shkrumbohet pallati në Peshkopi, evakuohen në kohë banorët

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve...

Lufta e Drezdenit, Bonaparti i shkakton Aleancës 38 mijë humbje

26–27 gusht 1813 Pas disfatës së tij në fushatën ruse të vitit 1812, Napoleon Bonaparti u përball me një koalicion të ri europian. Austria, Rusia,...

Horoskopi ditor, 27 Gusht 2025

Dashi Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me partnerin tuaj dhe do kuptoheni...

Lajme të tjera

Web TV