Çmimet individuale në Champions, Rodri zgjidhet ”Lojtari i sezonit” pas golit në finale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesfushori i Manchester City-t, Rodri, e merr çmimin “Lojtari i Sezonit” të Championsit, pas një fushate të jashtëzakonshme të mbyllur me medaljen e fituesit.

Paneli i Vëzhguesve Teknikë të UEFA-s e ka vlerësuar spanjollin e kampionëve të Premier Leagues me këtë çmim prestigjioz për faktin që, përveçse ka qenë pikë kyçe në mesfushën e Guardiolës, ka rezultuar vendimtar me golat e tij.

Rodri realizoi një gol të jashtëzakonshëm në sfidën me Bayernin (të parin) në “Etihad”, por ai që rezultojë me peshë maksimale ishte pikërisht finalizimi në finalen ndaj Interit.

“Është një ëndërr. Ky moment nuk do të përsëritet kurrë më. Të gjithë tifozët e City-t e kanë pritur nuk e di sa vite. Ata e meritojnë, ne e meritojmë”, deklaroi 26-vjeçari pas triumfit të Stambollit.

Çmimin “Lojtari i Ri i Sezonit shkoi për talentin e Napolit, Khvicha Kvaratskhelia.

 

Të fundit

Gramsh, të lënduarit transportohen me helikopter drejt Tiranës

Në situatën dramatike që po përjeton Gramshi prej disa ditësh, ka nisur transportimi me helikopter i të lënduarve nga...

Zgjidhet më e bukura e Bjeshkëve, ka ardhur nga Kanadaja

Ashtu sikurse dhe çdo vit fundjavën që lamë pas u mbajt në Qafën e Predecelit “Miss Bjeshka”, një nga traditat e hershme të Malësisë...

Anglia liron 26 mijë të burgosur: Nuk kemi vend

Mbi 26,000 të burgosur, përfshirë edhe disa me dënime të gjata, janë liruar në Mbretërinë e Bashkuar në kuadër të një programi qeveritar që...

Zbulohet arsyeja pse Cristiano e mban celularin jashtë dhomës së gjumit

Tashmë të gjithë e dinë se Cristiano Ronaldo mban një rutinë rigoroze stërvitore në moshën 40 vjeç, si dhe ndjek udhëzime po aq të...

Tiranë, bie nga lartësia në kantier! Humb jetën punëtori 67-vjeçar

Një 67-vjeçar, punëtor në një kantierë ndërtimi ka humbur jetën tragjikisht ditën e djeshme. Policia e Tiranës njofton se shtetasi Rr.M., 67-vjeç ka humbur...

Lajme të tjera

Web TV