Escobar për Kurtin: Nganjëherë është partner i vështirë, por ai është partner

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka cilësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti partner të SHBA-së, edhe pse ka thënë se ai nganjëherë është ‘partner i vështirë”. Këtë koment Escobar e ka bërë në një intervistë për Institutin për Politikë dhe Ekonomi të Evropës Juglindore me seli në Beograd të Serbisë, ku mes tjerash ka pohuar po ashtu se Kosova mbetet një partner i rëndësishëm i SHBA-së. “Zoti Albin Kurti është partneri ynë. Nganjëherë është partner i vështirë, por ai është partner. Kosova është partner. Pra, derisa ecim përpara ne duam të përdorim marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën dhe përmirësimin e marrëdhënieve që kemi me Serbinë për të gjetur një rrugë, për të gjetur një rrugë të pranueshme dhe reciprokisht të dobishme në mënyrë që të dyja vendet të jenë pjesë e Bashkimit Evropia”, deklaroi Escobar. Escobar i bëri këto komente kur u pyet të komentonte deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili këtë javë tha për Zërin e Amerikës se Uashingtoni ka “disa probleme shumë thelbësore” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Hill e bëri këtë koment në pyetjen nëse kryeministri Kurti, është i gatshëm të pranojë tri kërkesat e komunitetit ndërkombëtar për uljen e tensioneve në veri të Kosovës, përfshirë mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në katër komunat veriore dhe rikthim në dialog. “Mendoj se kemi një problem me zotin Kurti, ai nuk është i gatshëm ta pranojë. Më duket se kemi disa probleme shumë thelbësore me të, nëse ende mund ta konsiderojmë si partner. Por, këtë vendim ia lë ambasadës sonë në Prishtinë”, tha Hill më 8 qershor. Escobar foli edhe për marrëveshjen që Kosova dhe Serbia arritën në Ohër të Maqedonisë së Veriut në muajin mars të këtij viti. Implementimi i kësaj marrëveshjeje sipas Escobar i hapë rrugë një “marrëdhënie paqësore dhe konstruktive” në mes të Kosovës dhe Serbisë. “Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të de-përshkallëzuar proceset menjëherë, për të de-përshkallëzuar situatën dhe menjëherë të kthehemi në fokusin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit”, theksoi Escobar. Sipas tij, për Serbinë kjo do të thoshte dhënie fund bllokimit të integrimit evropian dhe ndërkombëtar të Kosovës dhe për Kosovën kjo do të nënkuptonte fillimin e procesit të zbatimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Duhet të punojmë menjëherë për të dyja gjërat”, tha Escobar. Ka dy javë që janë tensionuar sërish raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në katër komunat veriore janë duke u zhvilluar protesta nga grupe të serbëve lokalë të cilët po kundërshtojnë futjen në objektet komunale të kryetarëve të ri të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. Më 29 maj, situata u tensionua tej mase në Zvecan dhe grupe të maskuara të serbëve lënduan 30 ushtarë të KFOR-it, tre prej tyre me armë zjarri. Kjo situata e solli në Prishtinë sërish të dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar si dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së, për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak. Dy zyrtarët paraqitën tri kërkesa për Qeverinë e Kosovës: qetësimin e situatës në veri të Kosovës, mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në katër komunat veriore dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. Pas vizitës në Prishtinë, që të dy vizituan edhe Beogradin në një përpjekje të serishme për të qetësuar situatën.

Lexo edhe :  “Skuqja e perëndimit”, tendenca më e lezetshme e grimit

Kurti: Largimi i bandave është rruga drejt qetësimit në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova qëndron prapa vlerave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, megjithatë tha se rruga për qetësimin e situatës në katër komunat veriore duhet të nisë me largimin e siç i quajti ai, bandave kriminale atje. “Rruga përpara për qetësim dhe për normalizim nënkupton ndalimin e menjëhershëm të dhunës nga bandat kriminale para objekteve të komunës ndaj zyrtarëve të Policisë, ndaj ushtarëve të NATO-s, ndaj gazetarëve dhe ndaj kryetarëve të komunave”, deklaroi Kurti. Ai tha se prania e policisë në veri mund të zvogëlohej në mënyrë propercionale vetëm nëse largohen siç tha ai, bandat kriminale nga veriu dhe arrestohen personat që shkaktuan dhunë. Kryeministri Kurti i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtarë që të punojnë në drejtim të intensifikimit e dialogut për zbatim të marrëveshjeve të 27 shkurtit e arritur në Bruksel dhe asaj të 18 marsit, e dakorduar në Ohër të Maqedonisë së Veriut. “Kemi nevojë për sekuencim të balancuar dhe fer të zbatimit të marrëveshjes bazike. Marrëveshjen jo vetëm që e kemi pranuar të dyja vendet, Kosova dhe Serbia por ajo është edhe pjesë e konkluzioneve të Këshillit Evropian të datës 9 shkurt 2023”, theksoi Kurti. Duke iu referuar tensioneve në veri, Kurti, tha se deri në zgjedhjet e hershme në komunat veriore, kryetarët e tanishëm duhet ta ushtrojnë detyrën e tyre, ndërsa u bëri thirrje serbëve që të marrin pjesë në zgjedhje. Më tej Kurti tha se objektet komunale janë në pronësi të Kosovës dhe se nuk do të lejohet që ato të shndërrohet në objekte në pronësi të një etnie të caktuar. Sa i takon dhunës së shkaktuar nga protestuesit në javët e fundit në veri, Kurti tha se ajo buron dhe urdhërohet nga Beogradi. Këto komente kryeministri Kurti i bëri të dielën në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Janë bërë dy javë prej se grupe të serbëve janë duke protestuar para objekteve komunale në katër komunat veriore si kundërshtim ndaj hyrjes së kryetarëve shqiptarë në këto objekte. Protestat u tensionuan kohë pas kohe derisa më 29 maj, u lënduan 30 pjesëtarë të KFOR-it, të cilët po qetësonin situatën në terren. Tre ushtarë u plagosën më armë zjarri nga protestuesit.

Të fundit

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!

Nga Ben Andoni Ka nisur të ketë shumë pritshmëri te opozita për datën 11 Qershor, kohë kur Gjykata e Apelit...

Humbi babain në moshën 15-vjeçare, gazetari kujton përjetimin e dhimbshëm

Ndikimi i një mësuesi nuk shtrihet vetëm përgjatë viteve të shkollës, por edhe përtej tyre. Gazetari Osman Stafa i cili ka ardhur në “Ka...

Liverpool mposht Wolvesin në sfidën përmbyllëse të kampiontit, Klopp përcillet si hero

Jurgen Klopp mbylli eksperiencën e tij 8-vjeçare në krye të Liverpool-it këtë të dielë. Skuadra e trajnerit gjerman e mbylli sezonin e Premier League me...

Nga bashkëpunëtori i krimit te ëngjëlli mbrojtës

Nga Ilir Yzeiri Aksioni i fundit i SPAK-ut i realizuar nga Policia e Shtetit, forcat Renea dhe shërbime të tjera të specializuara që goditën disa...

“Game Over” për Arsenalin, “Topçinjtë” bëjnë detyrën ndaj Evertonit por nuk mjafton

Ndërsa Arsenal edhe këtë sezon i shkoi shumë pranë fitore së titullit, por nuk ia doli, kjo edhe për shkak të triumfit të City-t...

Lajme të tjera

Web TV