Gara për kreun e PD/ Ja cilët janë 8 anëtarët që do të përgatisin zgjedhjet e 29 korrikut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tetë anëtarë të Kryesisë së PD-së kanë vendosur që përmes një vendimi qarkullues të komandojnë kryetarët e degëve në të gjitha rastet kur janë krijuar vakancat.

Komandimi i kryetarëve të rinj u hap rrugë certifikimit të anëtarësisë dhe përgatitjes së zgjedhjeve në të gjitha degët në 29 korrik për kryetarin e Partisë.

“Me qëllim ruajtjen e funksionalitetit dhe aktivitetit të partisë në nivel dege, Kryesia e PDSh, në kohë të ndryshme, në zbatim të nenit 42 të Statutit ka vendosur komandimin e kryetarëve të degëve në të gjitha rastet e krijimit të vakancës ose në rast të mungesës së aktit të komandimit ka autorizuar personat e shënuar në listë të kryejnë funksionet e kryetarëve gjatë procesit zgjedhor dhe në përfaqësimin me të tretët.

Nisur nga fakti që këto veprime janë kryer në kohë të ndryshme vlerësojmë se është e nevojshme që kjo kryesi të hartojë një listë të përditësuar të të gjithë kryetarëve të degëve në detyrë, të zgjedhur, të komanduar apo të autorizuar”, thuhet në relacionin e projektvendimit.

Më tej bëhet e ditur se “Kjo nevojë vjen për shkak të detyrës që kryetarëve të degëve apo ushtruesve të funksioneve të kryetarit të degës u ngarkohet me vendimin e datës 06/07 qershor 2023 me të cilin Kryesia e PDSh vendosi fillimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë.

Duke marrë shkas nga fakti që vendimi i datës 06/07 qershor 2023 përcakton afate të ngushta kohore për fillimin e procesit të certifikimit të listave të anëtarësisë dhe të faktit që nuk jemi në kushtet e propozimit të emrave të rinj, vlerësojmë se nuk është e nevojshme mbledhja e kryesisë dhe se vendimi mund të merret në formën e vendimit qarkullues”.

Lexo edhe :  Konferenca për shtyp, Salianji: Dënimi im, regres i Shqipërisë në demokraci

Anëtarët e kryesisë propozues

Enkelejd Alibeaj

Taulant Zeneli

Endri Hasa

Gazmend Koduzi

Taulanda Jupi

Kreshnik Çollaku

Xhemal Gjunkshi

Gentian Gaba

VENDIMI

PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DREJTUESE TË DEGËVE TË PD.

Në mbështetje të neneve 36, 42 dhe 45 të Statutit të PDSH-së, pas shqyrtimit te komandimeve dhe delegimeve të kryera në bazë të situatës së strukturave dhe vakancave të krijuara, si dhe për të garantuar mirëfunksionimin e plotë të degëve, me propozim të 1/5 së anëtarëve të Kryesisë të PD, Kryesia e Partisë,

VENDOSI:

“Miratimin e vazhdimit të ushtrimit të detyrës së drejtuesve të zgjedhur të degëve të partisë;

Miratimin e komandimit të të gjithë kryetarëve të degëve ku ka patur vakancë;

Drejtuesit e degëve të PD që përbëjnë dhe Kolegjin e Kryetarëve të Partisë janë sipas aneksit nr 1;

Të gjithë kryetarët ushtrojnë detyrën deri në zhvillimin e procesit të riorganizimit të degëve.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

Të fundit

Rama paralajmëroi konfiskimin e një pallati, IKMT zbarkon në Vlorë

Pas fjalës së kryeministrit Rama, i cili paralajmëroi mëngjesin e kësaj të hëne se do të konfiskohej një pallat...

Rama: T’u hiqen licencat noterëve e avokatëve që japin shërbime e-Albania me pagesë

Mediat kanë zbardhur disa prej diskutimeve në takimin me dyer të mbyllura të Kryeministrit Edi Rama me drejtorët e Bashkisë së Tiranës dhe deputetët e...

Tërmet i fortë ‘shkund’ bregdetin jugor, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter goditi bregdetin jugor të Spanjës, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (ESMC). Tërmeti u regjistrua në një...

‘Kjo është Rilindja Urbane 2.0’/ Tirana, zona më e nxehtë, s’ka lagje pa zaptuesin e saj

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një fazë të re të ndërhyrjes së shtetit kundër ndërtimeve të paligjshme dhe zaptimeve, duke theksuar se “të gjitha ngrehinat...

“Gra bjonde me përmasa specifike të gj*ksit”/Kërkesat e ‘çmendura’ në 18-vjetorin e Jamal

Lamine Jamal mbushi dje 18 vjeç. Dhe festa e tij e ditëlindjes ka fituar një vëmendje të veçantë. Klaudia Kalvo, modele spanjolle, ka zbuluar detaje...

Lajme të tjera

Web TV