“Po hetojmë policët e korruptuar”/ Ardi Veliu përplaset me deputetin e PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Ardi Veliu u pyet në Komisionin e Sigurisë Kombëtare nga përfaqësuesit e opozitës lidhur me përfshirjen e efektivëve në zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Marr shkas duke qenë se jeni parë shpesh në zonën e Sarandës, Delvinës dhe në qarkun e Vlorës në fushatë”, tha deputeti demokrat, Flamur Noka.

“Jam i depolitizuar. Meqenëse ju thoni që unë jam parë në Delvinë, po. Unë do shkoj të vizitoj nënën time në fshat. Në Vlorë kam jetuar 15 vjet, kam me mijëra miq e shokë. Në Sarandë dhe në Delvinë kam të gjithë rrjetin tim familjar. Nuk kemi pasaur ionformacione në lidhje me pyetjen e dytë, sa i përket, a keni evidentuar raste ku punonjës të policisë së shtetit kaqnë qenë të përfshirë në fushatë”, tha Veliu.

Në lidhje me krimet zgjedhore Noka u shpreh se në Mat kishte denoncim që forcat Operacionale kanë shpërndarë para për fushatë e megjithatë nuk janë marrë masa. Ndërsa Ard Veliu i kërkoj deputetit që provat që ka t’i dorëzojë pranë Agjencisë.

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj i tha Veliut se ai është një person i joshur politikisht nga qeveria duke i kujtuar pozicionin e zv/ministrit të Transporteve që ka mbajtur përpara emërimit në krye të AMP-së.

Gjatë diskutimeve, Veliu u pyet për oficerë policie të përfshirë në kultivim droge dhe korrupsion.

“Ka policë që kanë favorizuar kultivim. Rastet jan nen hetim. Ka dhe individë të korruptuar. Gjatë 2022, janë 29% e rasteve të referuara për korrupsion dhe 21% për kultivim narkotikësh. Ka pasur edhe policë që kanë mbrojtur indivdë të botes së krimit. Keto raste po hetohen nga prokuroritë”, theksoi Veliu.

Lexo edhe :  Digjen të gjalla bagëtitë në Delvinë, pronari akuza shtetit: Fshati Kopaçez është bërë hi

Për rikthimet e ish-efektivëve brenda rradhëve të uniformave blu, Veliu tha se pasi ata verifikohen mund të futen në polici, për shkak të vendeve vakante që ka në radhët e uniformave blu. Ndërsa për procesin e Vettingun deklaroi se pritet që brenda vitin 2025 të përfundojë vlerësimi për drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV