“PD unike që nga baza”/ Shehu: Çdo përplasje është e ‘fryrë’ nga kundërshtarët politik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tritan Shehu, deputeti i PD-së në një intervistë në FaxNews është shprehur për kandidaturat e ambasadorëve.

Deputeti, e cilëson si një zgjedhje për interesa personale përzgjedhjen e tyre jashtë sekorit diplomatik, duke shtuar që ka vetëm qëllime propagandistike.

Tritan Shehu: Të marrësh ambasadorë jashtë sektorit diplomatik bëhet padyshim për të shkatërruar trupin diplomatik, kjo po bëhet pasi konsiderohet trupi diplomatik për interesa personalë dhe propagandë.

Sa për atë që është duke u bërë në Partinë Demokratike, Shehu, për gazetaren Rovena Neziri ka thënë që PD është duke analizuar të gjithë faktorët e zgjedhjeve të kaluar, ku thekson një sërë elementësh të cilët shkaktuan humbjen me atë rezultat.

Në PD, po bëhet një analizë për zgjedhjet e kaluara, po shikohen elementët ku është cenuar krejtësisht liria dhe e drejta e qytetarëve për të votuar dhe ky ka qenë një komplot kundër PD-së muaj më parë.

Me tjetërsimin e simbolit, stemës, moslejimin e emrit në fletën e votimit, fondet e dhëna, mospasjen e komisionerëve.

Megjithatë, propozimi i deputetit është të mblidhen 52 deputetët që ishin para zgjedhjeve dhe të punojnë së bashku për ta risjellë Partinë Demokratike në vizionin e saj, ku rrëzon këtu edhe pretendimet për një përçarje të saj.

Shehu përmend që PD është unike që nga baza dhe çfarë përplasjesh kanë ndodhur janë të ‘fryra’ nga kundërshtarët politik.

Për të mos thënë proceset e rënda ndesh me parimet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ajo gjë që po ndodh me kolegët e tjerë nuk i takon PD-së. Shpresoj që ata kolegë sa më shpejtë të kuptojnë që Grupi Parlamentar ka nevojë për vizion, të mblidhemi të 52 deputetët të punojmë së bashku. Nuk ka përçarje në PD, pothuajse është unike që nga baza.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV