Rënia drastike e euros/ Eksperti zbardh prapaskenat e forta: Ja kush e forcoi lekun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qarkullimi i parasë informale është shkaku kryesor që po ul euron në nivele historike duke e zhvlerësuar ndjeshëm përballë lekut.

Rënia e euros ka prekur ndjeshëm ekonominë kombëtare.

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi pohon se shkaku kryesor i këtij fenomeni është qarkullimi i parasë informale.

“Shpjegimi duhet kërkuar tek pompimi në ekonominë tonë të parave me origjinë informale dhe kriminele përtej mundësisë që ka ekonomia për të absorbuar,” – u shpreh ai.

Ndikimet në ekonomi janë negative për bizneset, por Preçi thotë se qeveria përfiton nga forcimi i lekut për shkak se borxhi është në monedhën euro.

“Qeveria përfiton për faktin e thjeshtë që kostoja e shërbimit të borxhit publik për pjesën në euro, ne kemi më shumë se gjysmën në monedhë të fortë në euro, zvogëlohet.

Nga ana tjetër një numër industrish të lidhura me marrëdhëniet të import eksportit, industritë eksportuese cenohen,” – shpjegoi eksperti.

Preçi thotë se shkaqet e këtij fenomeni nuk lidhen thjesht me problemet strukturore të ekonomisë sonë.

Remitancat dhe investimet direkte nga kompanitë e huaja në vend, janë faktor që tashmë janë ekzistues dhe që do të vazhdojnë.

“Janë fenomene të zakonshme dhe në vazhdimësi që kanë qenë dhe vitet e mëparshme, por duhen parë dhe të lidhura ngushtësisht me amnistinë fiskale tashmë në veprim pavarësisht mungesës së kuadrit rregullator përkatës i draftligjit kontestuar dukshëm si nga brenda dhe nga jashtë vendit por i mbështetur nga këshillimi publik i zotit Rama praktikisht po vepron dhe në një farë mënyre,” – u shpreh eksperti.

Industria e eksportit, fasoneria, ndërtimi dhe pronat e patundshme, por dhe turizmi indirekt, janë dëmtuar veçanërisht ndryshimi i kursit të këmbimit.

Preçi thotë se masat që mund të ndihmojnë janë mbështetja reale e shtresës më të varfër nga qeveria, por dhe emetimi i parave të reja për të rritur konsumin nga Banka Qendrore.

Të fundit

Taulant Balla në bazën e NATO-s në Letoni, vendos lule aty ku ranë dy dëshmorë

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ndodhet në një vizitë zyrtare në Letoni ku ka vizituar bazën ushtarake të NATO-s,...

Shefi i NATO-s: Jemi të rrezikuar nga Rusia, mbroni qiellin!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se Rusia është një kërcënim dhe rrezik real. Rutte u shpreh se duhet të jemi...

Ylli Manjani: Berishës i ka ngelur ora te narkoshteti, na vë pullë në Europë

"PD është në vdekje klinike, nuk e sjell dot në jetë rinumërimi", kështu është shprehur avokati Ylli Manjani teksa komentoi rinumërimin e votave për...

Kinse patriotizmi dhe qokat e biletave

BEN ANDONI - Pak para nisjes të ndeshjes të futbollit për eliminatoret e Botërorit të Shqipërisë kundër Serbisë, regjia u mundua të përfshinte në...

Kurti, mallkim për Kosovën. Berisha mallkim vetëm për PD

JAKIN MARENA Shqiptarët në të dy anët e kufirit, të përmbledhur në dy shtete tashmë, po përballen me situatat postzgjedhore respektive. Për hir të së...

Lajme të tjera

Web TV