Rrëmbimi i policëve të Kosovës/ Reagon Fevziu shkelje e të drejtave ndërkombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga forcat speciale të Serbisë në kufirin mes dy vendeve, gazetari Blendi Fevziu e konsideron si shkelje flagrante të të drejtave ndërkombëtare nga Serbia.

Në një reagim në rrjetet sociale, Fevziu shkruan se ky është një akt agresioni nga Serbia, ndërsa Kosova duhet të marrë masa urgjente për këtë situatë.

“Rrëmbimi i një patrulle të Policisë së Kosovës në kufirin Kosovë – Serbi, sipas autoriteteve shqiptare, në brendësi të territorit të Kosovës, është një shkelje flagrante e të gjitha të drejtave ndërkombëtare. Është një akt agresioni nga Serbia dhe një goditje më shumë në situatën e tensionuar të Veriut të Kosovës në muajt e fundit. Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë hapa urgjente por edhe duhet të kuptojë se Komuniteti Ndërkombëtar dhe trupat e NATO – s janë garancia dhe mbrojtja jonë më e fortë”.

Kosova thotë se 3 policët e saj u rrëmbyen nga forcat serbe, ndërsa Serbia është kundërpërgjigjur duke thënë se 3 policët kosovarë janë arrestuar pasi ishin të armatosur “gjer në dhëmbë”.

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

Të fundit

Norma interesi shumë të ulëta/ Rekord kredish për banesat/ BSH: U rritën çmimet, por…

Ulja e normës së interesit ne 2.5 për qind nga Banka e Shqipërisë ka bërë që dhe kreditë të...

The Telegraph: Trump do t’i ofrojë Putinit mineralet e rralla të Alaskës

Presidenti amerikan Donald Trump, po përgatitet t’i ofrojë Presidentit rus Vladimir Putin qasje në burimet e mineraleve të rralla, në këmbim të paqes në...

Rama: Forcat Komando, vlerë e shtuar në luftën kundër zjarrit mes Delvinës e Gjirokastrës

Këtë të enjte, më 14 gusht, kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me situatën e zjarreve që kanë përfshirë prej javësh...

Pjatalarësi që themeloi kompaninë 4 trilionë dollarëshe, historia e CEO-s së Nvidia

Kur Jensen Huang, shefi ekzekutiv 62-vjeçar i Nvidia shfaqet me xhaketën e lëkurës para një publiku, është e vështirë të përfytyrosh djaloshin imcak me...

“Apokalips” në Greqi/ Mbi 5 mijë zjarrfikës në luftë me flakët

Spanja vijon edhe këtë të enjte betejën me flaket që kanë shkrumbuar me mijëra hektarë pyje dhe zona të banuara.  Autoritetet njoftuan viktimën e...

Lajme të tjera

Web TV