Rrumbullaku, vizitë në Malin e Zi/ Nënshkruan protokoll bashkëpunimi për sezonin turistik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku zhvilloi një vizitë pune në Policinë e Malit të Zi.

Rrumbullaku u prit nga drejtori i policisë malazeze, Nikola Terzic dhe nga bashkëpunëtorët e tij.

Takimi i zyrtarëve në nivel ndërkombëtar daton q? në vitin 2012 dhe ky lloj bashkëpunimi mes Malit të Zi dhe Shqipërisë zhvillohet çdo vit.

Drejtoria e Policisë së Malit t? Zi dhe Drejtoria e Policisë së Shqipërisë nënshkruan një protokoll për bashkëpunimin gjatë sezonit turistik, për vitin 2023.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të protokollit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy policive dhe gatishmërinë për forcimin e këtij bashkëpunimi edhe gjatë sezonit turistik, ashtu siç është bashkëpunuar edhe në fusha me interes të përbashkët.

Rrumbullaku, vizitë në Malin e Zi/ Nënshkruan protokoll“Angazhimi i oficer?ve të Policisë shqiptare në bregdetin malazez do të kontribuojë ndjeshëm, jo vetëm që qytetarët shqiptarë të ndihen më të sigurtë, por edhe malazezët dhe qytetarët e vendeve të tjera që qëndrojnë në Mal të Zi gjatë sezonit turistik”, u shpreh ai.

Nikola Terzic shprehu kënaqësinë e veçantë për aktivitetet e realizuara me sukses në luftën kundër kontrabandës së drogës, që janë implementuar me sukses në periudhat e m?parshme.

“Policia malazeze mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal, sepse vetëm me veprim të përbashkët dhe me shkëmbim të informacionit operativ, lufta kundër grupeve të organizuara kriminale mund të arrijë rezultate konkrete”, u shpreh ai.

Rrumbullaku, vizitë në Malin e Zi/ Nënshkruan protokoll

Ky takim ishte një mundësi për z. Terzic dhe për z. Rumbullaku, që të diskutonin për disa tema dhe ndër të tjera për çështje të bashkëpunimit konkret në luftën kundër krimit të organizuar, kontrabandës, emigracionit t? paligjsh?m dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Lexo edhe :  “Kapriçot” e motit/ Franca preket nga stuhitë, raportohet për viktima dhe të plagosur

Fushat në të cilat Policia e Malit të Zi dhe ajo e Shqipërisë bashkëpunojnë janë të shumta dhe u ra dakord që në periudhën e ardhshme të zhvillohen takime operative të dy shërbimeve policore, me synim realizimin e aktiviteteve konkrete në fushën e luftës kundër kontrabandës dhe emigracionit t? paligjsh?m.

Rrumbullaku, vizitë në Malin e Zi/ Nënshkruan protokoll

Dy drejtorët ranë dakord se shërbimet e zbatimit të ligjit të Malit të Zi dhe të Shqipërisë janë të gatshme për të përballuar të gjitha format e krimit të organizuar dhe krimit ndërkufitar.

Pas nënshkrimit të protokollit për punën gjatë sezonit turistik, anëtarët e të dyja delegacioneve policore patën një drekë pune me Ministrin e Brendsh?m Filip Adzic.

Të fundit

2 korrik 1877: Hermann Hesse, lindja e shkrimtarit të ndjeshëm e filozofik

Më 2 korrik 1877, në qytetin Calw të Württembergut, Gjermani, lindi Hermann Hesse, një nga shkrimtarët më të ndjeshëm dhe më filozofikë të letërsisë...

Turizmi në Shqipëri: Midis dëshirës, impenjimit dhe realitetit..

Nga Fejzo Subashi. Në Shqipëri ekzistojnë të gjitha mundësitë për zhvillimin e një turizmi të larmishëm, pse jo edhe elitarë: për të gjitha kategoritë, të...

Re tymi toksik mbulojnë Elbasanin, zjarri në landfill aktiv prej më shumë se 10 orësh

Elbasani ka lënë pas një situatë të jashtëzakonshme emergjence të shkaktuar nga disa zjarre të fuqishme që përfshinë disa zona periferike të qytetit. Kulmi i...

1 korrik 1871: Mbreti Victor Emmanuel II hyn në Romë, fundi i shtetit papnor

Më 1 korrik 1871, Mbreti Victor Emmanuel II i Italisë hyn zyrtarisht në Romë, duke e bërë atë kryeqytetin e ri të Mbretërisë së...

Lajme të tjera

Web TV