Basha ndan në dysh PD-në/ Ja deputetët që marrin pjesë në mbledhjen e kryesisë (EMRAT)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijon mbledhja e kryesisë së PD-së që ka nisur në 17:00.

Gazetarja raporton se do të diskutohen tre pika, ngritja e punës për degët që do të mbikëqyrin procesin e verifikimeve të anëtarësisë, modalitetet për zgjedhjen e kryetarit dhe ngritja e një komisioni që do të menaxhojë procesin e zgjedhjeve në PD.

Kjo e fundit ka shkaktuar debate mes anëtarëve. Në mbledhje po marrin pjesë 17 anëtarë nga 28 në total.

Mbledhja është braktisur nga grupi që propozoi një rrugë tjetër sa i përket procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të PD-së, duke nisur që nga sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe deputetët në mbështetje të tij.

“Këto vijnë në vazhdën e konflikteve që kanë nisur në fillim që kur kryesia dhe anëtarët e saj hodhën idenë e riorganizimit të PD-së.

Gazment Bardhi kërkonte që ky proces të niste nga baza dhe të përfundonte tek kryetari ndërkohë që pjesa tjetër e grupit kërkon një proces më të përshpejtuar.

Në PD mund të themi se janë bërë gy grupime me këtë braktisje në këtë mbledhje. “, tha gazetarja.

Anëtarët që po marrin pjesë në mbledhjen e thirrur sot në PD:

Enkelejd Alibeaj
Taulanda Jupi
Gentian Gaba
Endri Hasa
Xhemal Gjunkshi
Kreshnik Collaku
Gazmend Konduzi
Taulant Zeneli
Agron Kapllanaj
Indrit Sefa
Fitim Zekthi

Janë në mbledhje:

Arbi Agalliu
Kreshnik Collaku
Jemin Gjana
Fitim Zekthi
Gentian Gaba
Endri Hasa
Indrit Sefa
Roland Bejko
Taulant Zeneli
Gazment Koduzi
Taulanda Jupi
Flutura Acka
Orjola Pampuri
Agron Kapllanaj
Enkelejd Alibeaj
Xhemal Gjunkshi
Merita Bakiu (online)

Kanë dhënë dorëheqjen:

Jorida Tabaku
Flamur Hoxha
Oriela Nebiaj

Të fundit

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Merret në hetim drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit

Pas zjarrit të rënë një ditë më parë në fushën e mbetjeve në Vlorë, Policia ka nisur hetimet për...

Policia nxorri tifozin nga stadiumi/ Berisha publikon pamjet: As në Beograd nuk ndodh

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë në rrjetet sociale një video, ku shihet një tifoz duke u nxjerr nga...

Përleshjet me emigrantët, Trump: Mobilizojmë 2 mijë trupa të gardës kombëtare

Dy mijë trupa të garës kombëtare amerikane do të mobilizohen me urdhër të presidentit Donald Trump, teksa agjentët federalë Los Angeles u përballën me...

“Futbollistët tanë mezi shpëtuan jetët e tyre”/ Mediat serbe e bëjnë dramë: Ishte terror

Mediat serbe duket se kanë qenë shumë ‘kreative’ me titujt për lajmet e ndeshjes së sotme në Tiranë, në përballjen Shqipëri-Serbi, me rezultatin 0-0. Kurir...

“Doja ta gjuaja penalltinë”/ Asllani: Kur trajneri thotë është ky, nuk kemi çfarë bëjmë

Pas ndeshjes foli Kristjan Asllani. Mesfushroi i Interit tregoi edhe dëshirën që kishte për të gjuajtur penalltinë, që u humb më pas nga Manaj. “Besoj...

Lajme të tjera

Web TV