Çaj apo kafe? Mësoni se cili është më i mirë për shëndetin tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si kafja po ashtu dhe çaji janë të mbushura me përbërës që janë të dobishme për trupin në mënyrën e tyre, por bashkëveprimi dinamik mes tyre mund të jetë më i dobishme për ju.

Çfarë ka të mirë pirja e kafesë?

“Kafeja ka qenë e lidhur me uljen e rrezikut të sëmundjes së Parkinsonit dhe diabetit të tipit 2”, thotë Kimberly Gomer,drejtoreshë e të ushqyerit në Pritikin Longevity Center & Spa në Miami.

Gjithashtu është treguar se ajo ul rrezikun e disa kancerave, duke përfshirë kancerin e endometrit dhe kancerin e lëkurës.

Një studim i më shumë se 500,000 njerëzve në mbarë botën arriti në përfundimin se pirja e kafesë ishte e lidhur me zvogëlimin e rrezikut të vdekjes nga shkaqe të ndryshme.

Vetëm mos e ngarkoni kafen tuaj në mëngjes me sheqer dhe krem sepse ju mund të fshini përfitimet e mira krejtësisht.

Çfarë të mirash ka çaji?

“Çaji dhe çaji i gjelbër, përmbajnë përbërës që kanë shumë përfitime shëndetësore duke përfshirë rrezikun e zvogëluar të kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare, osteoporozën”, thotë Gomer.

Ato përbërës përfshijnë antioksidantë dhe polifenole, komponimet që mund të ndihmojnë gjithashtu në zvogëlimin e presionit të gjakut, zvogëlimin e humbjes së kujtesës, dhe përmirësimin e humbjes së peshës.

Cila është më e mirë pirja e kafesë apo çajit?

Çaji është ai më i miri për vetëm një arsye: bollëk i antioksidantëve të fuqishëm. Po, dhe kafeja i ka, por çaji shpesh i ka ato në përqendrime më të larta.

“Kafja dhe çaji të dy kanë përfitimet e tyre, por çaji përmban antibakterial, anti-inflamator dhe përfitime antivirale për shkak të përmbajtjes së tij.

Kafeina në të dyja rastet për ata që nuk janë mësuar mund të sjellë pasoja si dridhjet, rritja e ankthit ose mungesë gjumi.

Lexo edhe :  Një ‘orë’ e re biologjike: Si na tregon truri sa shpejt po plake

Studimet tregojnë se njerëzit që e pinë një kombinim të kafesë dhe çajit çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të vdekjes në krahasim me njerëzit që pinë vetëm kafenë .

Të fundit

Asnjë e shtënë arme, asnjë i plagosur, rusët i dorëzohen robotëve dhe dronëve ukrainas

Një moment historik është shënuar në frontin lindor të Ukrainës, ku një grup ushtarësh rusë u dorëzuan për herë...

Kukullat Labubu “pushtojnë” edhe Bebe Rexhën, fansat në panik

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë botërore, Bebe Rexha, i është bashkuar njërit prej trendeve më të përhapura në rrjetet sociale kohët e fundit,...

1976 – Lojërat Olimpike në Montreal nën hijen e bojkotit afrikan

Më 17 korrik 1976, u hapën zyrtarisht Lojërat Olimpike Verore në Montreal, Kanada, në një atmosferë të trazuar nga tensionet politike ndërkombëtare. Ajo që...

Zjarr i madh pranë “Zonës 51” në Nevada, shpërthejnë teoritë konspirative

Një zjarr i madh ka shpërthyer pranë bazës ushtarake të njohur si Zonja 51 në Nevada, duke shkaktuar spekulime të shumta nga adhuruesit e...

S’mund t’i besosh Shqipërinë dikujt që s’i beson askujt

Nga Mero Baze Debati mes dy partnerëve në koalicion, Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt, është pasojë e qartë e mosbesimit politik mbi të cilin është...

Lajme të tjera

Web TV